Kur Dardanët bënin ligjin në Ballkan
Libri i ri “Mbretëria Dardane” i arkeologut të njohur, prof. Luan Përzhita, zbulon për herë të parë historinë 2400-vjeçare të Kosovës
Libri “Mbretëria Dardane”, me autor prof. Luan Përzhita, paraqet historinë e lashtë të shtetit më të ri në Europës, Kosovës. Ky botim shënon përpjekjen e parë në këtë fushë për njohjen e plotë të historisë 2400- vjeçare që kaloi populli shqiptar i Kosovës. Në mënyrë sintetike, libri pasqyron rrugën e gjatë mijëravjeçare të Kosovës së sotme, e cila në antikitet njihej nga emri i fisit ilir Dardan. Banorët e këtij fisi shtriheshin në veri të Novi Pazarit, Nishit, në të gjithë Kosovën, Maqedoninë Veriore, si dhe në verilindje të Shqipërisë. Që në lashtësi, kjo trevë vendosi kontakte kulturore me vendet fqinje, duke filluar në epokën neolitike, rreth 6000 vjet para Krishtit e më pas. Kjo kulturë depërtoi nga brigjet e Adriatikut, nëpërmjet luginave të lumenjve, si dhe një rrjeti rrugor që e lidhte Dardaninë me gadishullin Apenin. Kultura materiale e përftuar nga gërmimet arkeologjike ka treguar se banorët dardanë kishin krijuar një njësi etnografike dhe kulturore, e cila ishte e njejtë me atë ilire në përgjithësi. Në historinë e lashtë, Shteti Dardan shfaqet në shekullin e IV para Krishtit, i cili, së bashku me mbretërinë ilire të Agronit, pësoi një rritje, e cila shprehet në rolin specifik që kjo mbretëri filloi në luajë në ngjarjet ndërkombëtare të asaj kohe. Mbretëria Dardane arrinte në veri deri te lumenjtë Vardar dhe Ibër me qytetin Nais (Nishin e sotëm), në jug kufiri shkonte deri te lumi Vardar, ndërsa në perëndim kufizohej me shtetin Ilir. Dardanët arritën që të bëhen një fuqi e madhe ushtarake gjatë sundimit të mbretit Bato dhe Monun. Në të gjitha aleancat, dardanët shfaqen si forcë kryesore në Ballkan. Në të gjithë territorin e Dardanisë kishte filluar që të zhvillohej programi i mbrojtjes së kufijve nëpërmjet ndërtimit të një serie kështjellash, si në luginat e lumenjve ashtu edhe përgjatë rrugëve të kalimit tregtar. Programe të tilla në antikitet organizoheshin vetëm nga mbretëri, të cilat ishin të administruara mirë. Pothuajse e gjithë historia e lashtë e dardanëve na paraqitet si histori luftërash të pandërprera. Dardania luftoi me disa shtete të asaj kohe, siç ishin Maqedonia, Roma etj. Ushtria dardane ishte nga me të mirorganizuarat e asaj periudhe. Kjo u trashëgua dhe më vonë, kur një sërë perandorësh të Perandorisë Romake dhe më pas, të Bizantit, ishin ushtarakë me origjinë nga Dardania, ku mund te veçohet Justiniani. Gjatë sundimit të gjatë 400-vjeçar të Romës, Dardanët mbijetuan për të krijuar në shekullin IV pas Krishtit, Provincën e Dardanisë, një njësi administrative e organizuar në kuadrin e Iliricum-it. Mirëpo në tokatë e Dardanëve do të kalonin lumë dyndjesh të barbarëve, duke filluar nga shekulli IV e deri në shekullin e IX.
Ja se si përshkruhen masakrat e barbarëve në Dardani: …Më rrëqethet shtati, kur mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë. Në vazhdim të njëzet vjetëve…goti, sarmati, kuadi, huni, vandalët dhe markomanët shkretojnë, plaçkisin dhe grabisin… Maqedoninë, Dardaninë, Dakinë… Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes.
Përballë kulturës së konsoliduar kristiane të dardanëve, sllavëve iu deshën gati 300 vjet që të mbaronin procesin e gjatë të kristianizimit të tyre. Ndërkohë, Dardania është e pranishme në të gjithë ngjarjet e rëndësishme të botës Bizantine. Shumë mbretëri të asaj kohe siç janë; Thrakët, Maqedonët, Dakët etj,. u zhdukën. Perandoria Romake, Bizantine dhe më pas, dyndjet sllave, ndryshuan përbërjen etnike të Ballkanit. Studimet kanë treguar se popullata e lashtë dardane mbijetoi për t’u shfaqur në shekujt e mesjetës me emrin shqiptarë. Po ashtu, analizat gjuhësore kanë përcaktuar se territoret e Dardanisë, pra Kosova e sotme e më gjerë, ka qenë pjesë e trevës gjuhësore të kryehershme të shqipes. Gjurmimet arkeologjike kanë treguar se popullsia dardane e ruajti më fort se gjetiu individualitetin dhe ndërgjegjen e saj etnike. I shkruar me profesionalizëm nga arkeologu i njohur, Prof. Luan Përzhita, mbështetur në fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme, libri hedh dritë mbi historinë 2400-vjeçare, e cila qëndron në themelet e shtetit të ri të Kosovës. “Mbretëria Dardane” është botuar nga Shtëpia Botuese “BOTART” në Tiranë dhe kushton 5 Euro.
9 Korrik 2009