E Shtunë, 31 Tetor 2026

16-vjeçari abuzon me dy të mitur

Një 16-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se ka abuzuar me dy të mitur, duke kryer me ta veprime të turpshme. Policia e Tiranës bëri të ditur se denoncimi për këtë rast është bërë dy ditë më parë dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Laprakë. Menjëherë, pas denoncimit, uniformat blu kanë shpallur në kërkim të dyshuarin, i cili është një 16-vjeçar me inicialet, Y.H. Sipas grupit hetimor, dy ditë më parë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë paraqitur prindërit e dy vëllezërve, përkatësisht 16 dhe 12 vjeç. Ata kanë deklaruar për uniformat blu se një fqinj kishte abuzuar me fëmijët e tyre. Menjëherë, oficeri i policisë gjyqësore ka regjistruar këtë kallëzim penal për këtë rast dhe me urdhër të prokurorit ka shpallur në kërkim të dyshuarin. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se ka kryer veprime homoseksuale, duke mashtruar bashkëmoshatarin e tij dhe vëllain më të vogël. Policia tha se rrethanat e kësaj ngjarjeje do të sqarohen në momentin e kapjes së të kërkuarit dhe marrjes në pyetje të tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›