E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicër, 4 persona vrasin babë e bir

Dy shqiptarë janë vrarë në një qytet të Zvicrës, ndërkohë që policia e atjeshme ka nisur punën për zbardhjen e këtij krimi. Babë e bir kanë mbetur të vdekur nga një breshëri fishekësh, por deri tanimë nuk dihen motivet që kanë sjellë këtë krim. Policia tha se dy shqiptarë nga Kosova, babë e bir janë vrarë në mes qytetit të Sant-Galenit në Zvicër për motive ende të panjohura. Viktimat janë Tahir Qerreti, 56 vjeç dhe Taulant Qerreti, 19 vjeç, nga Peja. Menjëherë pas kësaj vrasjeje, e cila ka shokuar komunitetin shqiptar në Zvicër, policia ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar, ndërsa një i katërt është vetëdorëzuar. Sipas policisë kantonale, është sekuestruar makina, nga e cila është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të viktimave, pasi ishte braktisur në vendin e ngjarjes. Policia lokale tha se në vendin e ngjarjes u mblodhën disa dëshmi, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj vrasjeje. Deri tani, policia nuk ka publikuar asnjë nga pistat e hetimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›