16-vjeçarja heq një zemër: Ndjehem bosh
Një 16-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila kishte dy zemra, ka deklaruar për gazetarët pas operacionit të saj të suksesshëm për të hequr një prej tyre, se tani ndjen se i mungon një pjesë e saj. “Pa zemrën time të dytë ndjehem bosh”, ka treguar ajo. Kur ishte e vogël vajza kishte bërë një operacion të veçantë, ku implantoi një zemër për të ndihmuar zemrën e saj të sëmurë. Tre vite më parë, zemra “origjinale” iu rigjenerua plotësisht dhe mjekët vendosën t’ia heqin zemrën “rezervë”. “Kam ndjerë se kishte më pak hapësirë brenda meje”, tha për “Times”, Hannah Clark. Operacioni u krye nga një skuadër kirurgësh. Profesor Magdi Yacoub, kirurgu që ka drejtuar operacionin, tha se kjo ndërhyrje do të sjellë zhvillime edhe për kërkimet shkencore dhe ka dhënë informacione mbi rëndësinë e dhurimit të organeve.