Eva Longoria, “në shtrat dua të më lidhin”
Pas martesës dhe pushimeve të kaluara me bashkëshortin Toni Parker, aktorja Eva Longoria rrëfen më tepër për shijet e saj seksuale. Bukuroshja pohon se i pëlqen që partneri ta lidhë në shtrat: “Nuk jam kundër nënshtrimit në shtrat dhe argëtohem me këtë ide. Më pëlqen që mashkulli të dominojë dhe të marrë komandën. Është mjaft seksi të të nënshtrojnë”. Aktorja u bë e famshme nga seriali i suksesshëm “Shtëpiake të “Dëshpëruara” dhe që atëherë është në qendër të mendiave për bukurinë dhe veprimet e saj. Eva nuk është i vetmi yll i Hollivudit që pëlqen seksin e egër: në një intervistë për “Cosmopolitan” edhe Kirsten Danst rrëfeu se dikur me Xhek Gullenhall, ish-të dashurin ka kryer marrëdhënie seksuale në një dhomëz të një dyqani mobiljesh dhe i pëlqeu shumë. Ish-anëtarja e “Spice Girl”, Mel B, ndërkohë duket se ka gjetur tek bashkëshorti, producenti kinematografik Stiven Belafonte, mashkullin ideal në shtrat. Këngëtarja ka deklaruar se mes të gjithë të dashurve që ka pasur, ai është i vetmi që plotëson të gjitha dëshirat e saj erotike: “Me të bëj seks edhe 5 herë në ditë. Duhet ta pranoj që me Stivenin ndihem si nimfë”.
Majkëll Xhekson
Dëshira seksuale e tij ishte të vishej si femër
Kanë kaluar vetëm 3 javë nga vdekja e tij dhe bëhen publike disa detaje të cilat e errësojnë më tepër figurën e tij. Në librin biografik të paautorizuar “Unmasked: The Final Years of Michael Jackson”, shkruhet se dëshira e këngëtarit gjatë aktit seksual me meshkujt të vishej si femër. Një nga të dashurit misteriozë ka rrëfyer se në pamje të parë Majkëll dukej shumë i brishtë, por në shtrat ishte i papërmbajtshëm. Biografi Ian Halperin shkruan se këngëtari ka pasur histori me nje kamarier ne Hollivud dhe me një aspirant për t’u bërë aktor. Për të plotësuar dëshirat e tij ai shkonte në një motel. Ndërkohë, infermierja e stafit mjekësor, 41 vjeçarja Kethrin Bushel shprehet se Xhekson përdorte shumë ilaçe. “Majkëll ishte i fiksuar pas trajtimit të kujdesshëm dhe përdorte përherë e më shumë qetësues. Ai kishte ditë gjatë të cilave e tepronte dhe pamja e tij të krijonte idenë se kishe të bëje me një fantazmë”,- thekson ajo.
DASHI
Po përjetoni një moment të vështirë dhe kjo për shkak se jeni të pakënaqur me veten. Mënyra më e mirë për t’u relaksuar është të qëndroni vetëm. Shijoni shëtitjet në natyrë dhe tregoni kujdes për shëndetin.
DEMI
Java mbyllet me një bilanc pozitiv. Ka akoma shumë gjëra për t’u sistemuar dhe shumë të papritura që duhet t’i zgjidhni, por sot jeni me pushime. Të bëni paqe me partnerin do të jetë një magji e vërtetë.
BINJAKET
Kujdesuni që të mos përkeqësoni situatën, duke shkarkuar humorin e keq mbi atë që është pranë jush. Grinta dhe dinamizmi ju mbështesin. Dedikojuni gjërave që keni lënë përgjysëm dhe mos u tërhiqni.
GAFORRJA
Mbrëmje perfekte për t’i dhënë prioritet magjisë së dashurisë. Nëse pranë jush është personi që doni, parashikohen momente shumë të lumtura së bashku. Pasional dhe poetik, raporti do të jetë siç e keni dëshiruar.
LUANI
Në rast se do të kishit nevojë për energji, ja tek është Marsi dhe Plutoni që ju furnizojnë. Nëse keni një aktivitet tregtar ose punoni në fushën e informacionit, bëni kujdes nga kurthet burokratike.
VIRGJERESHA
Jeni shumë i irrituar dhe provokoni shumë gabime zakonisht të pazakonshme për ju. Por eksperienca juaj e gjatë kërkon përmirësim. Sigurisht në jetën në çift keni parë më mirë, kujdes me njerëzit e tjerë.
PESHORJA
Do të jetë buzëqeshja juaj tërheqëse, që në çdo vend ku do të shkoni do të tërhiqni spontanisht vëmendjen e të tjerëve. Të gjithë ju kërkojnë, të gjithë ju duan. Një histori intriguese, mund të lindë.
AKREPI
Një zgjidhje e papritur për problemet e kësaj periudhe mund të vijë nga një person tjetër. Por me një krenari të pakuptimtë ju rrezikoni ta lini t’ju ikë rasti nga duart. Për shëndetin ideal do të ishte një masazh.
SHIGJETARI
Edhe nëse Urani dhe Hëna tek Peshqit mundohen të ju pengojnë, i keni të gjitha kartat në rregull për të reaguar, falë Marsit dhe Plutonit, që ju karikon me energji. Pasioni dhe ngrohtësia mund të bëjnë mrekulli.
BRICJAPI
Për një ditë zbavitëse, prodhuese dhe të lëvizshme, mbështetuni tek Hëna dhe Jupiteri. Në punë bëni maksimumin, kolegët dhe superiorët tuaj do ju vlerësojnë, ndërsa një mesazh do të lejë përshtypje të mëdha.
UJORI
Nuk është një fazë shumë e mirë në jetën profesionale. Ndonjë pengesë do të paraqitet në realizimin e projekteve tuaja. Por duhet të keni durim sepse do kalojë. Konfuzioni karakterizon jetën dashurore.
PESHQIT
Hëna në shenjën tuaj nuk kursehet fare për ju. Edhe pse në dashuri jeni pak në ankth, gëzoni atë që keni dhe mos kërkoni atë që nuk mund ta keni dot. Nëse nuk arrini të flini mendoni për diçka të lumtur.
15 Korrik 2009