Artemisa e Durrësit tashmë “flet” edhe në frëngjisht
Albumi dokumenton zbulimet e viteve ’70-’71 në Kodrën e Dautes
Albumi fotografik “Artemisa e Durrësit”, i cili përmbledh disa nga rezultatet kryesore të misionit arkeologjik shqiptaro-francez në qytetin bregdetar, sapo ka dalë në treg. Bashkëdrejtori i misionit, prof. Fatos Tartari tha dje për ATSs-në se albumi është një udhërrëfyes, ku përfshihen në mënyrë sintetike figurinat prej balte të pjekur të zbuluara në kodrën e Dautes, të cilat identifikohen me figurën e hyjneshës së gjuetisë, Artemisa.
Në album janë paraqitur dhe disa nga prerjet më të rëndëshme të 600 monedhave të zbuluara në të njejtin sit arkeologjik, që i përkasin shekullit 4-3 para erës sonë. Albumi ka dalë në qarkullim në gjuhën franceze në vigjilje të festës kombëtare të Francës, ndërsa janë duke u përgatitur dhe versionet në gjuhët shqip dhe anglisht. Për përgatitjen e tij ka punuar një ekip specialistësh, drejtuar nga prof. Tartari dhe prof. Artur Muller i universitetit të Lilës (Francë), ku dallon puna e fotografit Gilbert Naessens. Misioni arkeologjik shqiptaro-francez në Durrës ka nisur në vitin 2002 dhe rezultatet paraprake të punës së tij janë nderuar me çmimin francez CLIO për arkeologjinë. Prof. Tartari thotë se ky mision do të vazhdojë dhe gjatë periudhës 2009-2011 në një fazë të re, e cila mund të financohet edhe nga BE. Që nga viti 2002 janë studiuar dhe dokumentuar afro 1800 kg materiale të ndryshme, mijëra figurina prej balte të pjekur të Sanktuarit të Artemisës, që ndodhej në një nga kodrat në veriperëndim të qytetit të lashtë dhe është zbuluar afro 40 vjet më parë nga arkeologu durrsak Vangjel Toçi. Sipas Tartarit, në fazën e dytë të misionit ka nisur edhe studimi i afro 1 ton materiale arkeologjike të tjera të zbuluara në të njejtin territor afro 40 vjet më parë nga arkeologët durrsakë. Tashmë grupi i studiuesve po identifikon qindra fragmente dhe enë balte të plota, tulla, tjegulla dhe elemente konstruktive dhe dekorative, të cilat i përkasin shek. VI - II Para Krishtit. Një pjesë e statujave prej balte të pjekur të hyjneshës Artemidë janë ekspozuar në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit
Një ekspozitë e veçantë në GKA
Së shpejti, piktori Adrian Isufi do të hapë një ekspozitë krejtësisht të veçantë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Janë gjashtë punë, imitime mbinatyrore të organeve të njeriut, të cilat Isufi do t’i paraqesë nën emrin përmbledhës “Si vis vital, para morten” (Në qoftë se do të durosh jetën, përgatitu të pranosh vdekjen!). Kjo është një paradigme e Zigmund Frojdit, mbi të cilën Ardian Isufi ngre ekspozitën e tij. Në ketë ekspozitë do të mund të shihni kordonin kërthizor, zemrën, fetusin dhe veshin në përmasa mbinatyrale. Në vitin 2002, Ardian Isufi ekspozonte në Galerinë Kombëtare të Arteve një seri pikturash, që fillesë të parë fare kishin frymëzimin nga trupi njerëzor sipas paraqitjes në atlaset e anatomisë së tetëvjeçares.
15 Korrik 2009