E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vogëlushja telefonon dhe shpëton nënën

 

Një vogëlushe, Isabelle Keeling, vetëm dy vjeçe, ka shpëtuar jetën e nënës së saj, pasi ka mësuar nga filmat me kukulla të shfaqjes për fëmijë të kanalit BBC, “Tweenies” se si t’i telefonojë ambulancës, dhe këtë e ka vënë në praktikë sapo e ka parë serinë. Historia rrëfehet në “Daily Mirror”, vogëlushja ka arritur të telefonojë 999, të japë adresën e saj dhe emrin dhe të njoftojë se nëna e saj kishte kriza të forta të shkaktuara nga një reaksion alergjik. Më pas vogëlushja ka hapur derën e shtëpisë për mjekët që e kanë ndihmuar menjëherë nënën që i kishte rënë të fikët. “Kemi luajtur së bashku dhe më ka treguar se si kishte mësuar të formonte numrat 999 në telefon për çdo rast emergjence nga filmat me kukullat ‘Tweenies’”, ka treguar nëna e saj Joanne, 34 vjeçe. Gruaja nuk arrinte të merrte frymë dhe ka mundur vetëm t’i kërkonte së bijës të telefononte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›