Enti Gjerman i Statistikave: Rënie dramatike e ekonomisë

Berlin, 14 janar, NOA - Ekonomia gjermane ka pësuar
një rënie dramatike gjatë vitit të kaluar dhe këtë fakt e konfirmon instituti më
i lartë që merret me përpunimin e treguesve vendas në Gjermani. Konkretisht,
sipas Entit Federal të Statistikave, Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar në vitin 2009 një
rënie prej 5 %, një shifër kjo e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin e
lartë të prodhimit gjerman. Ndërsa mësohet se defiçiti shtetëror arriti në
nivelin prej 3.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kreu i Entit gjerman të Statistikave, Roderich
Egeler, tha se Gjermania ka përjetuar rënien më të fortë të historisë së
pasluftës. Sipas tij, arsyeja për recesionin e rëndë ekonomik ishte rënia e
eksporteve dhe e investimeve. Madje, si pasojë e krizës ekonomike, Gjermania
nuk përmbushi dot as kriteret e stabilitetit për hapësirën e monedhës euro.
n.e/NOA