BE, Presidenca polake: Zgjidhni krizën, riktheni dialogun
TIRANE- Ndërkombëtarët vijojnë t’i dërgojnë klasës politike mesazhin për dialog dhe bashkëpunim, si rruga e vetme që të çon drejt anëtarësimit në BE. Në prezantimin e prioriteteve të presidencës polake, e cila mban që nga 1 korriku presidencën e radhës së BE-së Ambasadorja e Polonisë lëshoi këtë mesazh për klasën politike.
“Situata është tepër e komplikuar. Kjo situatë mund të zgjidhet tepër lehtë. Kërkohet vetëm palët të ulen në tavolinë së bashku dhe të mësojnë nga këto që kanë ndodhur për të shmangur gabimet e së kaluarës. Nëse nuk ka dialog, herët a vonë do të dalin të tjera probleme".- deklaroi zonja Irena Tatarzynska.
Ndërsa ambasadori i BE Etore Sequi edhe një herë ka kërkuar që integrimi në BE të kthehet në projekt kombëtar për klasën politike.
“Kam parë në muajt e fundit polarizim e mosbesim. Ajo që dëshiroj të shoh është që besimi të shkojë në rritje dhe polarizimi në ulje. BE e KE janë gati të vazhdojnë të ndihmojnë në proces. Ne të gjithë kemi besim se palët do të luajnë rolin e tyre.”- tha Sequi.
Në fund të fjalës se tyre si ambasadori i BE edhe ambasadorja polake deklaruan se zgjerimi është projekti strategjik dhe politik i Unionit, ndërsa kërkuan nga vendet aspirante të tregojnë vendosmëri në përmbushjen e kritereve.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)