Ish-zv.ministri e ish-deputeti në hetim për mosdeklarim pasurie
21/07/2011 Prokuroria: ILDKP bëri 18 kallëzime për vitin 2010
TIRANË- Në lidhje me deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit për vitin 2010 si dhe pas deklaratës së kryetarit të ILDKP-së lidhur me to në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se nga 5302 deklarata pasurie të zyrtarëve të lartë që ka administruar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për vitin 2010, në Prokurorinë e Përgjithshme janë paraqitur gjithsej 18 kallëzime penale nga ILDKP-ja. Nga këto kallëzime 6 kanë qenë për kryetarë komunash, 2 për doganierë, 3 për ish-doganierë, 1 ish-deputet, 1 ish-zëvendësministër, 2 punonjës nga Drejtoria e Tatimeve, 1 punonjës nga Ministria e Transporteve, 1 regjistrues i pasurive të paluajtshme dhe 1 ish-përmbarues. Nga këto 18 raste të paraqitura, në 5 prej tyre është vendosur mosfillimi i procedimit penal, sepse nuk ishin konsumuar masat administrative më parë nga vetë ILDKP-ja (për rastet kur subjektet nuk kishin pranuar të deklaronin pasurinë e tyre), parakusht i domosdoshëm për ushtrimin e ndjekjes penale. Mbi këtë bazë janë regjistruar 13 procedime penale, nga të cilat 9 janë çuar për gjykim, duke u ngritur akuzat ndaj zyrtarëve të kallëzuar, 3 janë pushuar dhe 1 është ende nën hetim. Prokuroria e Përgjithshme me këtë rast shpreh vendosmërinë e saj në luftën pa kompromis kundër fenomeneve të korrupsionit në administratën e lartë publike e shtetërore. Prokuroria e Përgjithshme, ashtu siç është e hapur me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit në punën e saj, kërkon bashkëpunimin e këtyre institucioneve në denoncimin e këtyre fenomeneve shqetësuese, si dhe në mbledhjen e paraqitjen e provave konkrete e profesionale ndaj këtyre rasteve.