Fier, pranga 30-vjeçarit, akuzohet për plagosje

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për plagosje dhe shkatërrim prone .
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Agustin Çela lindur dhe banues ne fshatin Samaticë të rrethit Berat, i pa dënuar, më parë.
30- vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në 22 janar të këtij viti ka plagosur për motive të dobëta me thikë shtetasin Tomorr A. si dhe ka dëmtuar automjetin e këtij të fundit.
Po ashtu, policia e Fierit ka arrestuar edhe 24- vjeçarin Kreshnik Gremi. Ai ishte dënuar me burg për veprën penale të "Dezertimit".