E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit lë të lirë kërcënuesit e Ramës

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke lënë të lirë tre kërcënuesit e kreut të PS-së, Edi Rama.

Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Apelit, trupi gjykues vendosi të lërë të lirë të arrestuarin dy vëllezërit Fatos dhe Luan Rami, ndërkohë që ditën e djeshme ka lënë të lirë edhe Afrim Kicën.
 

Ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë, që i la të arrestuarit me 30 ditë burg.
 

Gjithçka nisi në demonstratën e 21 janarit, ku të arrestuarit Luan Ramit, iu dëmtua makina, parkuar në afërsi të piramidës dhe për këtë ai dërgoi sms kërcënuese kreut të PS-së Edi Rama.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›