E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 nëntor 1945, kur Tirana festonte ditën e çlirimit

Që në mëngjez, njerzia dolli
nëpër rrugë. Në orën 10 nëpër
kisha dhe xhamia u çvilluan
ceremoni fetare, ku asistonin
edhe personalitete të larta
civile dhe ushtarake. Këngët gjëmonin.
Radio Tirana lajmëronte se do të fliste Komandanti
që nga ballkoni i Komitetit
Ekzekutiv të N/Prefekturës. Në sheshin
‘Skënderbej‘ grumbuj-grumbuj po
mblidhej popullata, duke kënduar dhe
duke brohoritur. Spikeri i Radio Tiranës
lajmëronte mënyrën se si populli nga
tërë rrugët e kryeqytetit i drejtohej
sheshit ‘Skënderbej‘. Të gjithë me flamurë
dhe me pankarta të mbëdha
mbushin sheshin ‘Skënderbej‘ përpara
pallatit të ri të N/Prefekturës. Ishte akoma
ora 11 që kur ky shesh u mbush me
afro 20.000 njerëz që shtrëngoheshin të
zinin ndonjë vent që nga të shihej ballkoni
ku do të fliste Komandanti". Kjo është
pak a shumë panorama që mbizotëronte
atë paradite të largët të 17 nëntorit të vitit
1945 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku
qeveria komuniste, e kryesuar nga gjeneral-
kolonel Enver Hoxha, po festonte me
bujë të madhe përvjetorin e parë të ditës
së çlirimit të kryeqytetit. Sipas shtypit të
kohës, (gazeta "Bashkimi", organ i Frontit
Demokratik të Shqipërisë, datë 17 dhe
18 nëntor 1945), prej nga janë marrë edhe
këto radhë që cituam më sipër lidhur me
përshkrimin e atmosferës së asaj dite festive,
vëmendja e qeverisë nuk ishte e
përqendruar dhe aq shumë në
kremtimin e asaj feste, (gjë e cila vihet re
edhe nga hapësirat që i kushtonin asaj
gazetat e atyre ditëve), por në zgjedhjet
e përgjithshme që priteshin të
mbaheshin pas pak ditësh, apo më saktë
në 2 dhjetorin e atij viti. Veç të tjerash, kjo
gjë më së miri duket jo vetëm nga atmosfera
politike e atyre ditëve dhe propaganda
e madhe që i kushtohej asaj ngjarjeje
në shtypin e kohës, por edhe nga fjalimi
i Kryeministrit Enver Hoxha, i mbajtur
para popullit të kryeqytetit në përvjetorin
e parë të çlirimit, ku bashkë me
paradën e madhe të arritjeve të qeverisë
së tij, ai i kushtoi një vëmendje të madhe
edhe ditës së zgjedhjeve.
Tirana kremtoi përvjetorin e
çlirimit të saj
Lidhur me festimet e mëdha të përvjetorit
të parë të ditës së çlirimit të Tiranës
dhe aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara
me rastin e festës, gazeta "Bashkimi",
e datës 17 nëntor 1945, midis të tjerash
shkruante: "Tirana kremtoi përvjetorin e
çlirimit të saj. Flamurët dhe pankartat
ishin ngritur qysh pardje. Dhe populli dje
me të vërtetë kish dy Bajrame, siç tha një
plak. Tirana e zbukuruar, zbukurohej më
tepër nga popullata që me fytyrë të çelur
kremtonte përvjetorin e parë të çlirimit
të Kryeqytetit. Që në mëngjez, njerzia
dolli nëpër rrugë. Në orën 10 nëpër kisha
dhe xhamia u çvilluan ceremoni fetare ku
asistonin edhe personalitete të larta
civile dhe ushtarake. Këngët gjëmonin.
Radio Tirana lajmëronte se do të fliste
Komandanti që nga ballkoni i Komitetit
Ekzekutiv të N/Prefekturës. Në sheshin
‘Skënderbej‘ grumbuj-grumbuj po
mblidhej popullata duke kënduar dhe
duke brohoritur. Spikeri i Radio Tiranës
lajmëronte mënyrën se si populli nga
tërë rrugët e kryeqytetit i drejtohej
sheshit ‘Skënderbej‘. Të gjithë me flamurë
dhe me pankarta të mbëdha
mbushin sheshin ‘Skënderbej‘ përpara
pallatit të ri të N/Prefekturës. Ishte akoma
ora 11 që kur ky shesh u mbush me
afro 20.000 njerëz që shtrëngoheshin të
zinin ndonjë vent që nga të shihej ballkoni
ku do të fliste Komandanti. Gjysëm ore
të tërë këngët oshëtinin. Midis parullave
të shumta që përsëriteshin ishin edhe
këto: ‘Të gjithë për Frontin‘, ‘Do të votojmë
për njerzit e Frontit‘, ‘Republikë
domosdo se gjithë populli e do‘, ‘Qeveria
është e popullit‘, ‘Republika me Enverin‘,
‘Rrofshin Aliatët e Mbëdhenj‘ etj., etj.
Pikërisht në orën 11.35, spikeri lajmëron
ardhjen e Komandantit. Hiç gjë s‘u dëgjua
tjetër përveç thirrjeve: ‘Enver Hoxha,
Enver Hoxha‘ që oshëtinin e gjëmonin në
qiellin e Tiranës. Komandanti pastaj u
prit nga kryetarët e sekretarët e Komiteteve
Ekzekutive të N/Prefekturës
dhe Prefekturës, si edhe nga përfaqësonjësit
e Frontit, të Prefekturës. Z. Qirjako
Harito, Abdyl Këllezi e Gogo Nushi,
dolli në ballkon. Populli shpërtheu në një
entuziazëm që vazhdoi për shumë minuta.
Komandanti i veshur me uniformën e
re të ushtrisë s‘onë kombëtare shoqërohej
nga zoti dr. Omer Nishani, gjeneralleitnant
Koçi Xoxe, profesor Sejfulla
Malëshova, gjeneral-major Bedri Spahiu,
gjeneral-major Spiro Moisiu, gjeneralmajor
Dali Ndreu, kolonel Haxhi Lleshi,
kolonel Shefqet Peçi dhe nga shumë personalitete
të tjera civile dhe ushtarake.
Komandanti foli për një gjysëm ore të
tërë. Dhe fjala e tij u pre shumë herë nga
brohoritjet dhe nga thirrjet e popullit që
nuk mbahej dot nga enthuziasmi. Pas
fjalës së komandantit, populli manifestoi
nëpër rrugët e kryeqytetit duke brohoritur
për ‘Republikën me Enverin‘. Një
shumicë e madhe e nisi vallen në sheshin
‘Skënderbej‘ për gjithë ditën e gjer natën
vonë. Valle lapçe, dibrançe, muzeqarçe,
valle dropullitçe, kërcehej nga punëtorë
e ushtarë, kërcenin të gjithë për ditët e
mbëdha dhe gëzimin që jeton populli
ynë".
"Deputeti englez z. Lester
Hutchinson arriti në Tiranë"
Sipas shtypit të kohës, në festimet e
ditës së përvjetorit të parë të çlirimit të
Tiranës, nga vendet e Perëndimit, në
kryeqytetin shqiptar kishte ardhur
vetëm një diplomat i huaj. Ai ishte deputeti
britanik Lester Hutchinson, i cili shoqërohej
nga gazetari i "Daily Telegraph",
Lovet F. Edwards. Ardhja e politikanit britanik
në Shqipëri nuk kishte të bënte
shumë me festën e çlirimit të Tiranës, se
sa me zgjedhjet që priteshin të
mbaheshin në 2 dhjetorin e atij viti, ku
qeveria britanike dhe ajo e SHBA-së, i
kishin vënë si kusht Enver Hoxhës që do
ta njihnin qeverinë shqiptare në rast se
ato zgjedhje do të ishin të lira. Lidhur me
lajmin e ardhjes së deputetit britanik në
Tiranë, gazeta "Bashkimi", e datës 18
nëntor 1945, midis të tjerash shkruante:
"Deputeti englez. z. Lester Hutchinson
arriti në Tiranë i shoqëruar nga korespodenti
i ‘Daily Telegraph‘-it, zoti Lovet F.
Edwards. Zoti Hutchinson pritej të vinte
në Shqipëri që pardje, për këtë kish shkuar
ta prisnin në Strugë. z. Koço Tashko,
Sekretar i Kryesisë së Këshillit Antifashist
Nacional-Çlirimtar dhe redaktori ynë,
Aleks Caçi. Z. Hutchinson u prit dje pasdreke
në Tiranë nga zoti Koço Tashko, nga
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së
Punëve të Jashtëme, Theodhor Heba,
nga zoti Zihni Sako dhe Dhimitër
Evangjeli. Dje mbrëma, z. Hutchinson
dhe Edwards, asistuan në koncertin instrumental
që dha në Shtëpinë e Kulturës
i pritur nga kryetari, zoti Andrea
Nathanaili".
Ku u vendos çlirimi i Tiranës
Gazeta "Bashkimi" e datës 17 nëntor
1945, veç të tjerash i kushtonte një vëmendje
të madhe edhe luftës për çlirimin
e Tiranës dhe betejave që, sipas saj, kishin
zhvilluar forcat partizane kundër gjermanëve
dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Lidhur me këtë, në shkrimin me titull "Ku
u vendos çlirimi i Tiranës", midis të
tjerash shkruhet: "Beteja e Tiranës vendoset
në Mushqeta. Forca të Brigadës së
IV-të dhe të VIII-të po asgjësojnë midis
Urës së Farkës dhe Urës së Erzenit, një
fuqi gjermane që e ndihmuar nga katër
tanke, pati mundësi që t‘i shpëtonte
hallkës së rrethimit të ngrehur në Mushqeta.
Një pjesë e tyre prej 100 vetash mezi
mundën të niseshin për në Tiranë, po
edhe kjo me të hyrë në kryeqytet, u çfaros
krejtësisht prej forcave të Brigadës së Irë.
Në këtë mënyrë, ndihmat që priste
armiku, ata që ishin nisur me urë në dorë
për çkatërrim, terror e masakra në qytetin
e popullin e Tiranës, në betejën e
Mushqetasë u asgjësuan. Në mëngjezin
e 17 nëntorit, pas 19 ditësh luftë epike,
armiku thyhet definitivisht. Lufta për
çlirimin e Tiranës i kushtoi armikut më
tepër se 2000 të vrarë, ndër të cilët tre
kolonelë të identifikuar, veç të plagosurve;
më tepër se 300 robër. Veç këtyre u
shpëtuan centralet e elektrikut SESA dhe
SITA; stabilimentet e Radios me gjithë
maqineritë në Laprakë dhe në qytet. Ura
e Farkës të cilën nga sulmi i furishëm partizan,
armiku, edhe pse e kishte minuar
dhe i kishte vënë fitilin, nuk pati kohë ta
ndizte. Njëkohësisht u shpëtuan kazermat
e xhenjos dhe të gjitha ndërtesat
publike dhe pallatet e mbëdha. Në veprimet
e spastrimit, u kapën përmbi 400
vetë, kuislingë dhe të dyshimtë për bashkëpunim
me okupatorin. Në luftën për
çlirimin e kryeqytetit dhe të popullit të
Tiranës, ranë dëshmorë 127 partizanë
dhe u plagosën 290 të tjerë. Ndër të
vrarët, dy Nënkomandantë batalionesh,
dy komisarë politikë kompanish, dy zv/
komisarë kompanish, dy komandantë
kompanie, dy zv/komandantë kompanie
dhe tre skuadërkomandantë. Kaq e përgjakëshme
ka qenë lufta, sa që një batalion
gjerman që ishte nisur prej Korfuzi
për Tiranë, gjer në Ibë u gjysmua dhe
pjesa tjetër u asgjësua në të hyrë të
kryeqytetit. Lufta e 19 ditëve rrugë më
rrugë, shtëpi më shtëpi, kat më kat dhe
çati më çati, është lufta ku Divizioni i I-rë
i Ushtrisë Nac-Çlirimtare me gjakun e
luftëtarëve të tij u bë mburojë e çeliktë
për popullin dhe për qytetin. Është lufta
me anë të së cilës u hodhën në erë planet
kriminale të agjentëve të Hitlerit për terror,
masakër, grabitje, e çkatërrim; është
lufta ku populli bashkëpunoi me Ushtrinë
dhe lëftoi me të gjithë energjinë e tij
kundër armikut! Është lufta që simbolizon
fitoren e popullit mbi fashizmin".
(Nxjerrë nga Buletini i Luftës, 20 nëntor
1944)
Fjala e gjeneral-kolonel
Enver Hoxhës para popullit
të Tiranës
Në festën e çlirimit të Tiranës, më 17
nëntor 1945, e gjithë vëmendja ishte
përqendruar te fjalimi (të cilin po e botojmë
më poshtë me disa shkurtime), që
do të mbante Kryeministri, gjeneral-kolonel
Enver Hoxha, i cili i shoqëruar nga disa
anëtarë të tjerë të Kryesisë së Frontit
Demokratik dhe krerët kryesorë të pushtetit
vendor të Tiranës, në orën 11.30 doli
te ballkoni i godinës së bashkisë së
kryeqytetit. Nën thirrjet dhe ovacionet e
mëdha të popullit që kishte mbushur
sheshin "Skënderbej" iu drejtua atyre
me këto fjalë: "Popull i Tiranës dhe i
gjithë Shqipërisë. Si sot një mot, ushtria
heroike Nacional-Çlirimtare çliroi Tiranën.
Nëntëmbëdhjetë ditë luftë të ashpër,
rrugë më rrugë dhe shtëpi më shtëpi,
në llogore dhe në barrikada, lëftonin
si luanë bijtë e popullit. Ata binin në
fushën e nderit që të rrojë Shqipëria (duartrokitje).
Ushtria jonë fitimtare dhe
populli heroik i Tiranës shkruanin me
gjakun e tyre të mirë faqen e fundit dhe
nga më të shkëlqyerat e epopesë së madhe
të çlirimit. Në Tiranë, ku luftoi dhe u
organizua rezistenca e madhe që ngriti
në këmbë gjithë Shqipërinë, në Tiranë ku
qëndronte Shtabi madhor i okupatorit
dhe kuislingëve dhe ku patriotët me ashpërsinë
e paprerë godisnin armikun dhe
hyzmeqarët e tij, këtu në Tiranë ku u
kurorëzuan me lavdi mundimet, vuajtjet,
sakrificat e popullit tonë martir, popullit
tonë heroik që kurrë s‘u përkul përpara
forcës dhe barbarizmave të okupatorit
dhe kuislingëve, po me kryet lart
ndoqi rrugën e nderit dhe popujve përparimtarë
që lojti në fitoren e lirisë, në
fitoren e indipendencës së vëndit dhe në
vendosjen e një demokracie të shëndoshë.
Këto fitore të shkëlqyera janë rezultat
i luftës së ashpër dhe të gjatë që
bëri populli ynë shqiptar kundër okupatorëve
dhe tradhëtarëve, luftë e pabarabartë
dhe vendimtare për kombin t‘onë.
Kjo luftë u fitua pse ishte një luftë popullore,
pse populli i kërcënuar për vdekje
në ekzistencën e tij, me besim të patundur
në forcat e tij u bë zot i vehtes dhe i
vendit, marëshoi përpara me fanarin e
revolucionit popullor, marëshoi pa u drojtur,
i çveshur dhe i uritur, po me zemrën
lart, marëshoi përpara për të çliruar atdheun
e tij dhe për të vendosur ligjet e forta
të tij. Dhe populli e mori fuqinë në
dorë. Rroftë populli shqiptar. (Duartrokitje
të pandërprera)".
"Data e çlirimit të Tiranës
shënon fillimin e veprës së
rindërtimit"
Data e çlirimit të Tiranës shënon gjithashtu
në historinë e luftës dhe të përpjekjeve
të popullit t‘onë, fillimin e një
periudhe të re po aq të lavdishme sa e
para. Gati një mot po kalon nga dita e
çlirimit të plotë të Shqipërisë dhe populli
shqiptar u tregoi armiqëve të tij se ai është
zot të vetëqeveriset dhe të bëjë hapa
të mbëdha përpara drejt përparimit. Në
çdo vent është parë më mirë se në Shqipëri,
vend i vogël dhe i rrënuar nga lufta,
ku rron një popull i varfër dhe i plagosur
rëndë nga okupatori, të arrihen rezultate
kaq të shënuara në lëmin social,
ekonomik dhe kultural? Është derdhur
djersë, janë bërë sakrifica të mbëdha nga
ana e popullit, po kanë dalë vepra që
vetëm një popull si i yni plot gjallëri, vullnet
dhe vetëmohim, i ndërgjegjshëm për
detyrën e madhe që i ngarkon historia,
munt të kryejë në një kohë kaq të shkurtër
dhe me mjete kaq të varfëra. (duartrokitje).
"Aliatët t‘anë kanë qenë
mbështetja jonë në kohën e
luftës"
Aliatët t‘anë të luftës antifashiste dhe
të mbrojtjes së paqes, panë tek ne një
popull përparimtar, që pa rezerva u hodh
në luftë dhe u sakrifikua për lirinë e tij dhe
për kauzën Aliate, dhe ndihmat e tyre
nuk munguan, si në kohën e luftës dhe
tani në kohën e paqes. Aliatët t‘anë të
mbëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe
Amerika, popujt vëllezër të Jugosllavisë
dhe të gjithë popujt përparimtarë kanë
qenë mbështetja jonë më e madhe në
kohën e luftës, ata vazhdojnë të jenë
edhe tani në kohën e paqes. Dhe populli
shqiptar për të mirën e tij dhe të paqes së
njerzimit, do t‘i qëndrojë kurdoherë besnik
aliancës së madhe antifashiste që
është garancia më e shëndoshë për të
arthmen e lulëzuar të botës (duartrokitje).
"Ata na ndihmuan dhe na
ndihmojnë"
Në veprën t‘onë të rindërtimit dhe të
rimëkëmbjes, në momentet më kritike të
dimrit dhe të verës, kur popullit i mungonte
buka, Aliatët t‘anë na ndihmuan
dhe vazhdojnë të na ndihmojnë.
Jugosllavia e Marshallit Tito na furnizoi
me drithë. Kombet e Bashkuara me organizatën
e UNRRA-s, na furnizuan me
ushqime, veshmbathje dhe materiale
rindërtimi. Qeveria sovjetike përnjëherë
iu përgjegj kërkesës së Qeverisë s‘onë
dhe dërgoi vaporrë me grurë në Vlorë dhe
në Sarandë (duartrokitje). Kjo tregon se
sa e shëndosh është ndjenja e solidaritetit
në mes të popujve demokratikë që
kanë derdhur gjak së bashku. Me
ç‘entuziazëm dhe brohoritje e priti populli
ynë njohjen e qeverisë Shqiptare nga
Qeveria e Marshallit Tito, kjo do të mbetet
e paharruar, pse në këtë njohje ne
pamë gjestin bujar dhe shenjën e një
miqësie të sinqertë dhe të fortë që lidhi
popujt e Jugosllavisë me popullin t‘onë.
(Brohoritje për Titon dhe Jugosllavinë
Federative). Në vonesën e njohjes së
Qeverisë Shqiptare nga ana e Aliatëve të
Mbëdhenj, përpiqeshin të fitonin
armiqtë e popullit shqiptar, duke përshpëritur
parulla të helmatisura që kishin
për qëllim të çanin unitetin e Kombit, të
dëmtonin Frontin, të mbillnin disfatizëm,
të pengonin punimet e rindërtimit.
Por populli kishte kapërcyer pengesa
më të vështira.
"Dhe Aliatët vendosën të na
njohin"
Bashkimi Sovjetik, miku dhe Aliati ynë
i madh dhe i gjithë popujve të vegjël, ay
që me luftën e tij titanike u bë faktori më
kryesor i thyerjes së fashizmit, njohu përpjekjet
e popullit t‘onë, sakrificat e tij, veprën
ndërtimtare të Qeverisë Demokratike
të Shqipërisë. (Duartrokitje për
Bashkimin Sovjetik). Nota e qeverisë sovjetike
që i jepte sihariqin e math dhe të
merituar të popullit shqiptar, u prit në të
gjithë Shqipërinë me një gëzim dhe me
një entuziazëm të papërshkrueshëm.
(Brohoritje). Populli Shqiptar në kulmin
e gëzimit u drejton popujve kreshnikë të
Bashkimit Sovjetik, aliatë besnikë dhe të
fuqishëm. Të popullit t‘onë të vogël i
drejton udhëheqësit të tyre të math,
Gjeneralismit Stalin, mirënjohjen e tij pa
kufi dhe i siguron ata se Shqipëria do të
jetë kurdoherë një vend që lufton për
mbrojtjen e paqes dhe të demokracisë.
Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës nuk e harruan Aliaten e vogël,
Shqipërinë dhe me notat e tyre që i dërguan
Qeverisë s‘onë ata shprehin vendimin
e tyre, që kanë marrë për ta njohur
(brohoritje për Aliatët e Mbëdhenj), dhe
për të vendosur marrëdhënie diplomatike
me ne, ata kërkojnë nga Qeveria jonë
sigurimin që zgjedhjet të bëhen të lira
dhe të fshehta, që korespodentët e huaj
të kenë liri dhe të hyjnë në Shqipëri për
të parë zhvillimin e zgjedhjeve dhe që
shtypi të vazhdojë të jetë i lirë. Këto kondita
Qeveria jonë i ka plotësuar dhe me
rigorozitetin më të math do të observojë
zbatimin e tyre pse ashtu e lyp interesi i
math i popullit tonë. Notat që iu dërguan
Qeverive të Ingliterrës dhe të Shteteve të
Bashkuara nga ana jonë, e shprehin qartazi
këtë gjë dhe ne kemi bindjen e shpejtë
se Aliatët tanë të Mbëdhenj, Anglia
dhe Amerika, do të vendosin marrëdhënie
diplomatike me Qeverinë t‘onë
dhe do forcohet kësisoj miqësia e madhe
që u arrit në luftën e përbashkët kur partizanët
tanë dhe ushtarët heroikë të tyre,
binin krah për krah për idealin e shenjtë.
(Duartrokitje të pareshtura dhe brohoritje
për Anglinë dhe Amerikën).
Qeveria e Republikës Poloneze njohu
Qeverinë t‘onë. Me popullin heroik të
Polonisë na lidhin vuajtjet, na lidh lufta
dhe sakrificat e përbashkëta dhe ne do
ta ruajmë dhe do ta forcojmë miqësinë në
mes popullit bujar të Polonisë dhe popullit
t‘onë (Duartrokitje). Armiqtë e popullit
t‘onë po çirren së gërthituri për këto të
drejta që na dhanë Aliatët, çakenjtë e
Athinës protestojnë pranë Ingliterrës
dhe Amerikës që vendosën të na njohin,
po populli ynë ndjek rrugën e tij me bindje
të madhe në forcat e veta dhe në drejtësi
të aliatëve (duartrokitje).
"Jemi në prakun e
zgjedhjeve"
Popull shqiptar dhe popull i Tiranës.
Po jetojmë në momente me një rëndësi të
madhe historike për vendin t‘onë. Jemi në
prakun e zgjedhjeve të përgjithëshme për
Asamblenë Kushtetonjëse që do të vendosë
formën e regjimit dhe do të bëj statutin
themeltar të shtetit. Me anën e votës
së lirë, të fshehtë, direkte dhe universale,
populli ynë për herë të parë në historinë e
tij do të votojë për njerzit që ay dëshiron,
për njerzit që e kanë mbrojtur dhe do ta
mbrojnë, për njerzit që e kanë udhëhequr
dhe do ta udhëheqin në rrugën e begatisë
(Thirrje, "Të gjithë për Frontin, rrofshin
udhëheqësit t‘anë). Këto zgjedhje kanë
një rëndësi të jashtëzakonëshme, jo
vetëm për qëllimin e tyre të madh, por
edhe sepse në këto zgjedhje do të marrin
pjesë, për herën e parë përveç masave të
gjera të popullit, edhe gratë e gjithë Shqipërisë,
mëmat, motrat t‘ona heroike që
qëndruan të patundura në ballin e luftës
së çlirimit, se treguan me punë se ishin të
zonja të marrin pjesë në çdo manifestim
social dhe politik të vendit. Do të marrin
pjesë në këto zgjedhje, për herë të parë në
historinë e vendit t‘onë, Ushtria Kombëtare,
mburoja e çeliktë e Atdheut,
farkëtarja e ditëve të lumtura të vendit
t‘onë, ajo që u mbulua me lavdi në fushën
e betejës, ajo që është mbrojtësja e pafjetur
e interesave të popullit, e indipendencës
dhe e integritetit toksor të vendit
t‘onë. (Rroftë Ushtria jonë heroike). Ligja
e zgjedhjeve e votuar në Këshillin Antifashist
të Shqipërisë u siguroi të gjithëve
të drejtën të votojnë dhe të votohen, përveç
atyre që tradhëtuan vendin. Ligja e
zgjedhjeve t‘ona është nga më demokratiket
dhe përveç sharlatanëve, s‘ka kush t‘i
bëj as kritikën më të vogël. (Duartrokitje).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›