"Citigroup" nxjerr në rrugë 52 mijë punonjës
Citigroup" ka njoftuar pla
nin e tij për të shkurtuar
52 mijë vende pune në
fillim të vitit të ardhshëm, duke
e konsideruar një masë të tillë
dramatike si shumë të domosdoshme
për të shpëtuar "shëndetin"
e bankës së dytë më të
madhe në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Aktualisht ky institucion
i rëndësishëm financiar po
përballet me një mal humbjesh
e borxhesh në kuadrin e krizës
financiare botërore. Kjo masë e
njoftuar të hënën do të prekë
15% të forcës së punës së "Citigroup"
dhe është një shifër që u
shtohet 23 mijë vendeve të shkurtuara
tashmë në periudhën
janar-shtator të këtij viti. Në rastin
e fundit bëhet fjalë për
masën më ekstreme të ndërmarrë
deri më tani nga një kompani
shërbimesh financiare, që nga
nisja e krizës një vit më parë. Shkurtimet
do të jenë globale dhe
do të prekin shumë rajone dhe
linja biznesi, përfshi bankat e investimeve.
Kreu i bankës,
Vikram Pandit, që erdhi në krye
të saj në fillim të vitit, është kritikuar
shumë për mosefikasitetin
e zbatimit të planit të tij.
Vetëm gjatë muajve të drejtimit
të tij, banka ka humbur 20.3 miliardë
dollarë dhe sipas disa analistëve,
ajo nuk do të arrijë që të
prodhojë para deri para vitit
2010. Shkurtimi i vendeve të
punës është kthyer në një epidemi
për bankat e mëdha në
përgjithësi dhe ato amerikane
në veçanti. "Goldman Sachs
Group" filloi shkurtimin e 3200
vendeve pak kohë më parë,
ndërkohë që "Morgan Stanley"
ka njoftuar se do të reduktojë
10% të stafit. Për sa i përket
bankës në fjalë, ajo do t‘i kryejë
të gjitha shkurtimet gjatë muajve
të parë të vitit të ardhshëm.
Banka ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme
të çmimit të aksioneve
të saj. Deri tani ato kanë
humbur në masën 68%, duke e
lënë bankën me një vlerë tregu
prej vetëm 51.9 miliardë, thuajse
dyfishin e kapitalit që ka marrë
nga Departamenti amerikan
i Thesarit në kuadrin e planit të
shpëtimit. Sipas analistëve, shkaku
i rënies së bankës është se
ajo kurrë nuk vendosi që të investonte
mjaftueshëm në
teknologji apo në riorganizimin
e degëve më të rëndësishme të
saj. Diversiteti i saj gjeografik,
kryerja e operacioneve në 100
vende të ndryshme, po krijon
aktualisht efekt të kundërt,
ndërkohë që më parë pikërisht
ky tipar ishte shumë në favor të
rritjes së të ardhurave. Klientët
në vende të tilla si Brazili, India
dhe Meksika e konsiderojnë të
vështirë që të paguajnë detyrimet
e tyre ndaj bankës. Nga
ana tjetër, aftësia e saj për t‘u rritur
brenda vendit ka qenë e kufizuar.
"Citigroup" është një nga
bankat më të mëdha të Shteteve
të Bashkuara dhe një nga 9 institucionet
financiare që përfitojnë
nga programi i shpëtimit i
qeverisë amerikane. Sekretari i
Thesarit njoftoi një muaj më
parë se do të injektonte 125 miliardë
dollarë te të gjitha institucionet
e mëdha financiare të
vendit që ndodhen në vështirësi
të mëdha, për të shmangur
falimentimin e tyre. Sipas specialistëve,
shkurtimi i vendeve të
punës është një tregues i
përkeqësimit të situatës
ekonomike në vend.
nin e tij për të shkurtuar
52 mijë vende pune në
fillim të vitit të ardhshëm, duke
e konsideruar një masë të tillë
dramatike si shumë të domosdoshme
për të shpëtuar "shëndetin"
e bankës së dytë më të
madhe në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Aktualisht ky institucion
i rëndësishëm financiar po
përballet me një mal humbjesh
e borxhesh në kuadrin e krizës
financiare botërore. Kjo masë e
njoftuar të hënën do të prekë
15% të forcës së punës së "Citigroup"
dhe është një shifër që u
shtohet 23 mijë vendeve të shkurtuara
tashmë në periudhën
janar-shtator të këtij viti. Në rastin
e fundit bëhet fjalë për
masën më ekstreme të ndërmarrë
deri më tani nga një kompani
shërbimesh financiare, që nga
nisja e krizës një vit më parë. Shkurtimet
do të jenë globale dhe
do të prekin shumë rajone dhe
linja biznesi, përfshi bankat e investimeve.
Kreu i bankës,
Vikram Pandit, që erdhi në krye
të saj në fillim të vitit, është kritikuar
shumë për mosefikasitetin
e zbatimit të planit të tij.
Vetëm gjatë muajve të drejtimit
të tij, banka ka humbur 20.3 miliardë
dollarë dhe sipas disa analistëve,
ajo nuk do të arrijë që të
prodhojë para deri para vitit
2010. Shkurtimi i vendeve të
punës është kthyer në një epidemi
për bankat e mëdha në
përgjithësi dhe ato amerikane
në veçanti. "Goldman Sachs
Group" filloi shkurtimin e 3200
vendeve pak kohë më parë,
ndërkohë që "Morgan Stanley"
ka njoftuar se do të reduktojë
10% të stafit. Për sa i përket
bankës në fjalë, ajo do t‘i kryejë
të gjitha shkurtimet gjatë muajve
të parë të vitit të ardhshëm.
Banka ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme
të çmimit të aksioneve
të saj. Deri tani ato kanë
humbur në masën 68%, duke e
lënë bankën me një vlerë tregu
prej vetëm 51.9 miliardë, thuajse
dyfishin e kapitalit që ka marrë
nga Departamenti amerikan
i Thesarit në kuadrin e planit të
shpëtimit. Sipas analistëve, shkaku
i rënies së bankës është se
ajo kurrë nuk vendosi që të investonte
mjaftueshëm në
teknologji apo në riorganizimin
e degëve më të rëndësishme të
saj. Diversiteti i saj gjeografik,
kryerja e operacioneve në 100
vende të ndryshme, po krijon
aktualisht efekt të kundërt,
ndërkohë që më parë pikërisht
ky tipar ishte shumë në favor të
rritjes së të ardhurave. Klientët
në vende të tilla si Brazili, India
dhe Meksika e konsiderojnë të
vështirë që të paguajnë detyrimet
e tyre ndaj bankës. Nga
ana tjetër, aftësia e saj për t‘u rritur
brenda vendit ka qenë e kufizuar.
"Citigroup" është një nga
bankat më të mëdha të Shteteve
të Bashkuara dhe një nga 9 institucionet
financiare që përfitojnë
nga programi i shpëtimit i
qeverisë amerikane. Sekretari i
Thesarit njoftoi një muaj më
parë se do të injektonte 125 miliardë
dollarë te të gjitha institucionet
e mëdha financiare të
vendit që ndodhen në vështirësi
të mëdha, për të shmangur
falimentimin e tyre. Sipas specialistëve,
shkurtimi i vendeve të
punës është një tregues i
përkeqësimit të situatës
ekonomike në vend.