Durrës, makina merr flakë pas përplasjes, 2 të plagosur
DURRES- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit. Një automjet është përplasur me urën e këmbësorëve dhe më pas u përfshi nga flakët.
Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një grua të cilët në gjendje të rëndë janë përcjellë urgjent në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Aksidenti shkaktoi rradhë të gjata makinash në autostradë. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendgjarje po heton mbi shkaqet e aksidentit.
(e.n/BalkanWeb)