E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Qeveria 30 ditë kohë për reflektim

TIRANE- Kryetari i partisë ’”Ligj dhe drejtësi’’, Spartak Ngjela konsideron se zgjidhja e vetme e ngërcit politik janë zgjedhjet e parakohshme në vend. Duke folur në një intervistë në televizionin News24, Ngjela tha se mazhoranca në pushtet ka 30 ditë kohë për të reflektuar në mënyrë që, sic tha ai ti jepet fund situatës së krijuar në vend.

Ndërsa konsideroi se protesta e paralajmëruar në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS, është një eveniment serioz për të kërkuar me cdo mjet demokratik transparencën e plotë të zgjedhjeve, Ngjela u shpreh se zgjidhja mbetet largimi i kryeministrit Berisha.

Kreu i ”Ligj dhe drejtësi’’ akuzoi qeverinë për atë që ai e rënie të thekuar ekonomike duke thënë se gjendja e rëndë është akumuluar prej kohësh.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›