Thyhet Bajerni, Shalke në krye të Bundesligës
BERLIN- Shalke 04 e trajnerit Feliks Magat është ngjitur në krye të Bundesligës pas fitores 2-0 të arritur sot në shtëpinë e Bajer Leverkusen. Një rezultat që e kalon këtë skuadër në vend të parë, 2 pikë më shumë se Bajerni i Mynihut. Kevin Kuranji realizoi dy herë që në pjesën e parë për skuadrën nga Gelsenkirshen, duke vulosur në këtë mënyrë sfidën. Ndërkohë Bajerni i Van Gal u mposht 2-1 në shtëpi nga Shtutgarti, duke treguar probleme të mëdha në lojë. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Ivica Oliç, bavarezët u mposhtën nga golat e Trash dhe Maricës. Ndërkaq, tjetër fitore për Verderin që mposhti 4-2 në shtëpi Nurembergun, ndërsa Volfsburgu mori 3 pikë, duke fituar 2-0 në transfertë ndaj Maincit. Në ndeshjet e tjera, Hanoveri i Lalës u mund 4-1 në shtëpi nga Këlni, ndërsa Herta e Berlinit dhe Borusia e Dortmundit barazuan pa gola.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)