17-vjetori i PS-së, Nano në Vjenë, Rama në Korçë
17-vjetori i Partisë Socialiste i gjen sërish të ndarë liderët e saj. Fatos Nano dhe Edi Rama do të festojnë në mënyra dhe vende të ndryshme krijimin e Partisë Socialiste. Kjo festë e ka gjetur ish-kryesocialistin Fatos Nano në Vjenë, ndërsa kryetarin e PS-së, Edi Rama në Korçë. Nëse Nano ndodhet në Vjenë, kjo nuk ka lidhje me festën. Ajo çka vlen të theksohet është se ai sot nuk do të jetë në Sarandë të festojë me zgjedhësit e tij, sikundër ka urdhëruar Edi Rama për gjithë deputetët. Ndërsa Rama është nisur që dje për në Korçë. Burimet nga selia rozë konfirmojnë se nuk është një përzgjedhje e veçantë kjo, që ai të jetë në Korçë gjatë ditës së sotme. Gjithçka është në kuadër të turit “Dialog me Shqipërinë” dhe data 12 qershor e gjen duke zhvilluar turin në fshatrat e këtij qyteti. Ikja larg Tiranës, Ramës i ka shërbyer dhe për një gjë tjetër, shmangien e ftesës për aleatët e tij. Duke mos bërë një koktej në kryeqytet, ai nuk ka ftuar kësisoj aleatët e majtë, ku mund të pritej refuzimi i ftesës nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, një nga figurat më të rëndësishme të historisë së PS-së.
Ndarja Nano-Rama
Edhe për një tjetër ditëlindje, dy liderët e kësaj partie, Nano e Rama, nuk bashkohen. Kjo nuk ndodhi as në 15-vjetorin dhe as një vit më vonë. Në tre vjet që Rama është në krye të kësaj partie, koha nuk ka shërbyer që dy liderët të sheshojnë mosmarrëveshjet, përkundrazi herë pas here ato janë përkeqësuar. Ditëlindjet PS i ka festuar në mënyrë tradicionale, me kokteje e të ftuar, ish-themelues etj., gjë që herë pas here ka shkaktuar komente negative. Kjo, për ata që janë ftuar dhe nuk kanë marrë pjesë, ose edhe për ndonjë harresë të vogël që kanë bërë organizatorët, duke lënë jashtë festave krijues të PS-së. Për të qenë më afër anëtarëve e militantëve, u hodh ideja e festimit me degët e PS-së në zonat elektorale të deputetëve të PS-së, duke kaluar nga një festë mondane e tradicionale në minifesta, të paktën në 12 qarqet e vendit.
Kasta e vjetër socialiste
17 vjet pasi Partia e Punës mori emrin Partia Socialiste, gjërat kanë ndryshuar së tepërmi. Mjaft prej figurave që mundësuan këtë katapultim në 1991 sot nuk janë më në PS. Madje, të paktë janë ata që i kanë rezistuar kohës, betejave elektorale dhe zhvillimeve të shumta politike. Kasta e vjetër përfaqësohet nga Gramoz Ruçi, aktualisht kryetar i strukturës më të lartë vendimmarrëse në këtë parti, të ndjekur nga Namik Dokle etj. Më në heshtje në dy vitet e fundit kanë qëndruar figura të tilla si shkrimtari Dritëro Agolli apo ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi. E ndjekur nga hija e Partisë së Punës, PS ka shpeshtuar reformimin gjatë këtyre 17 viteve, duke u munduar të mos ketë asnjë lidhje me partinë mëmë. Më i vendosur për këtë është kryetari aktual, i cili ndoqi një reformim më të ashpër, duke nxituar që të afrojë rreth vetes njerëz jo vetëm të rinj në moshë, por edhe në politikë. Rama u shkëput krejtësisht nga çdo term që kishte lidhje me PS e vjetër, ose atë që ishte më afër me partinë mëmë. Madje, edhe Komitetit të Përgjithshëm Drejtues i ndërroi emrin duke e quajtur Asamble Kombëtare, për t’i hequr “njollën” që KPD kishte nga sherret e famshme të socialistëve.