E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi zgjedhor, nuk do të ekzistojë pragu elektoral

Sistemi zgjedhor në vitin 2009 do të jetë më i komplikuar se ç’është shprehur fillimisht apo se ç’është shkruar në media. Ajo që dihet tashmë, është se do të ketë një sistem proporcional rajonal, me 12 rajone ose zona elektorale nga ku do të ndahen votat në bazë të formulës matematikore të D’hondit. Formula matematikore nuk është trajtuar, madje pak vetë e kanë marrë mundimin që të pyesin një matematikan apo të shohin vendet evropiane për mënyrën e aplikimit të saj. Ndarja e mandateve për në Kuvend në bazë të kësaj formule do të thotë që pragu rajonal nuk do të ekzistojë. Sistemi zgjedhor nuk do të ketë prag ligjor për rajone, por vetëm prag natyral. Pragu natyral përkthehet ndryshe, sipas formulës matematikore, që sa më i madh të jetë rajoni, aq më i madh është shansi i një partie të vogël që të fitojë ndonjë vend në Kuvend.

Metoda “D’hondt”

Metoda “D’hondt” aplikohet sot pothuaj në të gjitha vendet që aplikojnë sistemin proporcional rajonal. Kjo formulë vendos në rresht të gjitha mandatet e deputetëve. Për shembull, në rast se Tirana, si qark, do të kenë 20 vende në Kuvend, ashtu si në vitin 2005, atëherë llogaritë bëhen ndryshe. Në rast se marrim përqindjen e vitit 2005 dhe i shpërndajmë në bazë të koalicioneve të sotme, PD-ja me aleatët e saj, PS-ja me PSD-në dhe LSI-ja me PAD-në dhe PDS-në, do të vëmë re se shpërndarja e mandateve do të jetë e ndryshme nga sa mendohej në fillim. Tirana ka 650505 zgjedhës dhe në rast se do të votojnë 100 % e tyre, në bazë të formulës së “D’hondt”, do të shihet se PD-ja merr 8 mandate, PS-ja merr 7 mandate dhe LSI-ja merr 5 mandate, dhe kjo në rast se Tirana do të ketë 20 mandate si në vitin 2005. Formula “D’hondt” bën që partia që ka marrë vota më shumë, merr mandatin e parë. Për mandatin e dytë, partia që mori mandatin e parë i përpjesëtohen votat me dy. Përpjesëtimi me dy i votave vazhdon deri në gjysmën e mandateve, dhe që nga gjysma e deri në fund, do të ketë një përpjesëtim me 1.5 të votave.

Mandatet

Gazeta “standard” publikon mënyrën e aplikimit të sistemit dhe ka vendosur si shembull katër qarqe, Tiranën, Durrësin, Shkodrën dhe Vlorën. Shembulli është bërë duke marrë për bazë ndarjen e mandateve në këto qarqe në vitin 2005, numrin e votuesve të po këtij viti, si dhe përqindjen që kanë marrë partitë. Rezultatet janë mahnitëse. Konkluzioni i parë është se partitë e tjera, përveç partive të mëdha, mund të kenë shans për të marrë një vend në Kuvend, vetëm në qarqet që kanë shumë mandate, si Tirana. Sipas shembullit, në këto katër qarqe kryesore, PD-ja arrin të marrë 22 mandate deputetësh, PS-ja arrin të marrë 18 mandate, ndërsa LSI-ja vetëm 5 mandate, të gjitha në qarkun e Tiranës. Duke i qëndruar kësaj logjike të thjeshtë, partitë e vogla nuk do të mund të çajnë dot, por mund të përfitojnë vetëm në bazë të bashkimit në koalicione.

Celibashi: Mundësia e vetme, krijimi i koalicioneve parazgjedhore

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, mendon se mundësia e vetme që partitë të përfitojnë sa më shumë, është që të krijojnë koalicione parazgjedhore. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që partitë të përfitojnë sa më shumë. “Është e sigurt, të paktën në teori, që koalicionet parazgjedhore, krijojnë shanse më të mëdha për një rezultat më të mirë zgjedhor”, - u shpreh Celibashi. Ai u shpreh më tej se nga pikëpamja teorike, duke pasur parasysh edhe sistemin e ri elektoral, përfitimi politik do të jetë më i madh në rast se votat mblidhen së bashku, çka nënkupton koalicionin parazgjedhor.

Spanja ka prag ligjor 3 për qind

Spanja ka të njëjtin sistem si Shqipëria, proporcional rajonal, por ndryshe nga vendi ynë, ajo ka një prag ligjor prej 3 për qind, çka do të thotë se çdo parti që kalon këtë prag, do të ketë minimalisht 1 deputet në Kuvend. Në Shqipëri është bërë e ditur se nuk do të ketë prag rregullimi kombëtar, apo ndonjë prag ligjor tjetër. Duhet të kihet parasysh se sistemet proporcionale rajonale karakterizohen nga pragu, zona zgjedhore, tipi i listës, tipet e koalicioneve te lejuara zgjedhore, formulat matematike të llogaritjes. Pragu mund të jetë rajonal ose kombëtar si dhe natyral ose ligjor. Rasti i Shqipërisë duket se do të jetë me një prag natyral. Për shembull në Spanjë, Parlamenti ka 350 anëtarë, të zgjedhur në zona zgjedhore shumemërore. Në zgjedhjet e fundit në Spanjë, partia e Kryeministrit Zapaterro mori 11.2 milionë vota dhe përfitoi 169 vende në Parlament, Partia Popullore mori 10.2 milionë dhe mori 154 vende, ndërsa mandatet e tjera u morën nga partitë e vogla dhe ajo baske. Zonat zgjedhore përputhen me ndarjen administrative sipas “provincave” dhe në Spanjë, numri i zonave zgjedhore është 50. Vetëm dy zona zgjedhore (Ceuta dhe Melilla) kanë vetëm nga 1 deputet. Të tjerat kanë 2 deri në 35 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e ka Madridi me 35. Listat janë me renditje paraprake, pra siç njihen tek ne, janë “lista të mbyllura”. Lejohen të gjitha llojet e koalicioneve. Pragu kombëtar ligjor është 3 për qind dhe metoda e llogaritjes është “D’hondt”.

Sistemi zgjedhor do të ketë lista të mbyllura, votohet për partitë

Në literaturën e sistemeve zgjedhore thuhet se shumica e vendeve të botës dhe të sidomos të Evropës, përdorin sistem proporcional me listë. Nga këto, shumica dërmuese përdorin listën e “mbyllur”. Çdo parti paraqet krahas programit dhe një listë të ekipit të saj. Në këtë listë votuesi ka mundësi të vlerësojë emrat e kandidatëve dhe renditjen e tyre. Kjo listë është e hapur të konsultohet para zgjedhjeve, gjatë fushatës dhe para votimit. Votuesi në këtë mënyrë zgjedh atë parti që ka vendosur në listë kandidatët më të mirë dhe ka bërë renditjen më të arsyeshme në vlerësimin e tij. Aktualisht, mbi 90 për qind e vendeve kanë këtë sistem proporcional me listë të renditur. Ballafaqimi është midis partive, programeve dhe ekipeve të tyre.

Qarku Tiranë 650505 zgjedhës 49.20% 38.91% 9.22%

PD-aleatë PS-PDS Partia LSI

Votat 320 000 253 111 59 976

Deputeti 1 320,000 253,111 59,976

Deputeti 2 160,000 253,111 59,976

Deputeti 3 160,000 126,555 59,976

Deputeti 4 80.000 126.555 59,976

Deputeti 5 80.000 63 277 59,976

Deputeti 6 40.000 63 277 59,976

Deputeti 7 40.000 31.638 59,976

Deputeti 8 40.000 31.638 29.988

Deputeti 9 20.000 31.638 29.988

Deputeti 10 20.000 18.819 29.988

Deputeti 11 20.000 18.819 14.994

Deputeti 12 20.000 12.546 14.994

Deputeti 13 13.333 12.546 14.994

Deputeti 14 13.333 12.546 9.996

Deputeti 15 8.889 12.549 9.996

Deputeti 16 8.889 8.366 9.996

Deputeti 17 8.889 8.366 6.664

Deputeti 18 5.926 8.366 6.664

Deputeti 19 5.926 5.577 6.664

Deputeti 20 5.926 5.577 4.442

Gjithsej vende 8 7 5

PD PS LSI

Qarku Shkodër 218 300 zgjedhës 54.80% 37.70% 5.75%

PD-aleatë PS-PDS Partia LSI

Votat 119.628 82.299 12.552

Deputeti 1 119.628 82.299 12.552

Deputeti 2 59.814 82.299 12.552

Deputeti 3 59.814 41.149 12.552

Deputeti 4 29.907 41.149 12.552

Deputeti 5 29.907 27.432 12.552

Deputeti 6 19.938 27.432 12.552

Deputeti 7 19.938 18.288 12.552

Deputeti 8 13.292 18.288 12.552

Deputeti 9 13.292 12.192 12.552

Gjithsej vende 5 4 0

PD PS LSI

Qarku Durrës 265190 zgjedhës 56.50% 36.13% 6%

PD-aleatë PS-PDS Partia LSI

Votat 149.832 95.813 15.910

Deputeti 1 149.832 95.813 15.910

Deputeti 2 74.916 95.813 15.910

Deputeti 3 74.916 47.906 15.910

Deputeti 4 37.458 47.906 15.910

Deputeti 5 37.458 23.953 15.910

Deputeti 6 24.972 23.953 15.910

Deputeti 7 16.648 23.953 15.910

Deputeti 8 16.648 15.968 15.910

Gjithsej vende 5 3 0

PD PS LSI

Qarku Vlorë 257 258 zgjedhës 39.72% 43.07% 5.95%

PD-aleatë PS-PDS Partia LSI

Votat 102.182 110.800 15.306

Deputeti 1 102.182 110.800 15.306

Deputeti 2 102.182 55.400 15.306

Deputeti 3 51.091 55.400 15.306

Deputeti 4 51.091 27.700 15.306

Deputeti 5 25.545 27.700 15.306

Deputeti 6 25.545 18.466 15.306

Deputeti 7 17.030 18.466 15.306

Deputeti 8 17.030 12.310 15.910

Gjithsej vende 4 4 0

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›