Bush, Berishës: Do bashkëpunojmë edhe në të ardhmen
Një pjatë argjendi, me motive kombëtare nga Shqipëria. Për Presidentin më të fuqishëm të botës, dhurata e Kryeministrit Sali Berisha në Kroaci ka qenë mbresëlënëse. Ndaj ka detyruar numrin një të SHBA-së që të ulet dhe të shkruajë një letër falënderimi për kreun e qeverisë shqiptare. Dhe ndryshe nga letrat e mëparshme drejtuar mikut të familjes, Sali Berisha, Presidenti Bush ka shkruar gjatë dhe duke iu drejtuar me: I dashur Sali...”.
Ndaj dhe zyra e shtypit pranë Kryeministrit konfirmoi dje letrën e falënderimit të Presidentit të SHBA-së, George W. Bush, që vjen pikërisht një vit pas vizitës së tij madhështore në Shqipëri. Presidenti Bush i shpreh Kryeministrit Berisha vullnetin e thellë për bashkëpunim në çështje të rëndësishme. Bush shkruan: “E vlerësoj shumë lidershipin tuaj për qytetarët shqiptarë dhe pres me padurim të vazhdoj të bashkëpunoj me ju në çështje të rëndësishme, me të cilat përballen dy kombet tona”. Në këtë letër të ngrohtë, siç thekson Kryeministria, Presidenti Bush i shpreh falënderimet Kryeministrit Berisha për dhuratën e marrë prej tij gjatë takimit miqësor të zhvilluar në Zagreb, si dhe shpreh vullnetin e thellë për bashkëpunim në çështje të rëndësishme, duke vlerësuar lidershipin e Kryeministrit Berisha në vend. Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, vlerëson lidershipin e Kryeministrit Berisha për qytetarët shqiptarë dhe shpreh dëshirën për të bashkëpunuar me të për çështje të rëndësishme, me të cilat përballen dy vendet tona, bëri të ditur të mërkurën zyra e shtypit e Kryeministrit Berisha. Në këtë letër, Presidenti Bush shprehet: “I dashur Sali, ju falënderoj për dhuratën shumë të bukur që më bëtë. Ishit shumë i sjellshëm që menduat për mua. Ju përgëzoj sërish për marrjen e ftesës në NATO. E vlerësoj shumë lidershipin tuaj për qytetarët shqiptarë dhe pres me padurim të vazhdoj të bashkëpunoj me ju në çështje të rëndësishme, me të cilat përballen dy kombet tona. Urimet më të mira. Sinqerisht, George W. Bush.”