E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: PS, konflikt interesash me emrat e Topit

Demokratët akuzojnë socialistët se po mbrojnë dekretet e Presidentit për anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë, pasi kanë konflikt interesash me emrat e zgjedhur nga z. Topi. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, bëri dje të ditur se nxitimi i Grupit Parlamentar të PS-së për t’i pasur sa më parë në sallën e Kuvendit dekretet e Presidentit për 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë shpjegon thelbin e interesit të opozitës, i cili, sipas tij, nuk mund të jetë veçse politik”. Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, z. Patozi theksoi se thelbi i interesit të opozitës vërtetohet dhe nga deklarimi i qartë i votës së tyre të fshehtë në mënyrë paraprake. “Mazhoranca nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë për qëllim, që të cenojë pavarësinë apo sovranitetin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri”, - tha z. Patozi. Debati mes PS-së dhe PD-së ka të bëjë me dekretet e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për emërimin e 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Nga njëra anë opozita kërkon që emrat e dekretuar nga Presidenti të paraqiten sa më parë për votim në seancë plenare, ndërkohë që mazhoranca kërkon të respektohet vendimi nr. 2, i datës 18 janar 2005 i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim trajton marrëdhëniet e Presidentit me Kuvendin dhe rolin e secilit në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›