Thaçi përgatit vizitën e parë në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkelë për herë të parë Tiranën pas marrjes së kësaj detyre. Ai po përgatitet të vijë në Shqipëri rreth datës 20 qershor dhe do të pritet nga autoritetet më të rëndësishme të shtetit, që nga Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Lajmi në fakt është akoma i pazyrtarizuar nga zyra e Thaçit dhe nga Tirana zyrtare, por është bërë i ditur nga gazeta e përditshme kosovare “Koha Ditore”. Në numrin e saj të djeshëm kjo gazetë shkruan se vizita e Kryeministrit Thaçi në Shqipëri do të bëhet katër ditë pasi të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës, domethënë rreth datave 19-20 qershor, dhe gjatë qëndrimit atje ai do të pritet nga krerët më të lartë shtetërorë. “Kryeministri Thaçi gjatë kësaj vizite të parë zyrtare do të përurojë Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, më 19 dhe 20 qershor”, - ka thënë burim për këtë gazetë. Fill pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria nxitoi ta njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me të. Hapja e ambasadës së Kosovës këtu do të jetë dhe hapi i parë zyrtar i vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Gjatë qëndrimit në shtetin amë, Thaçi do të prezantojë përfaqësuesin diplomatik të qeverisë së tij këtu dhe të shkëmbejë me zyrtarët e lartë shqiptarë bisedime për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Ndërkohë në Tiranë po bëhen përgatitjet e fundit për ta bërë gati godinën e kësaj ambasade, e cila është caktuar në një vend mu në zemër të kryeqytetit, pranë Kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit. Ditët e fundit ajo po lyhet dhe po mobilohet që të presë shefin e qeverisë kosovare, për ta përuruar. Prerja e këtij shiriti do të jetë dhe simboli i nisjes së një marrëdhënieje të re mes Tiranës dhe Prishtinës, mes Shqipërisë dhe Kosovës, tashmë si dy shtete të ndryshme, pavarësisht se i përkasin një kombi. Thaçi u shpall Kryeministër në fundit të vitit 2007 dhe është Kryeministri që përjetoi shpalljen e pavarësisë së vendit. Ndërkohë që një vizitë e pritshme e Kryeministrit Sali Berisha në Prishtinë është shtyrë vazhdimisht, në pritje të miratimit të Kushtetutës dhe himnit kombëtar.
Berisha: Statusin kandidat do e kërkojmë me negocime
Qeveria shqiptare do të jetë e kujdesshme në kërkesën e saj për të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Evropian. Kryeministri Sali Berisha mendon se kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet ta bazojë në një proces negocimesh dhe jo në veprime të njëanshme surprizë. Këtë qëndrim Kryeministri e bëri dje gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Integrimit, që kishte si synim "shqyrtimin e përmbushjes së kërkesave që ka shtruar raport-progresi i vitit 2007 për qeverinë shqiptare". Duke u ndalur te stadi i ri drejt të cilit po ecën Shqipëria, Kryeministri Berisha u shpreh se "vendi do të kërkojë statusin e kandidatit dhe kjo është një dëshirë e çdo shqiptari". "Unë kam mirëkuptim të plotë edhe për insistimin e opozitës që Shqipëria ta paraqesë këtë kërkesë në muajin shtator, por opozita është opozitë dhe është shumë pozitive që ajo shprehet ose zotohet që do të mbështesë reformat e nevojshme për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit", - tha Kryeministri. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë u shpreh se "ky vendim duhet të diskutohet me opozitën, por duhet të diskutohet edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe kryesuesit e radhës të Komisionit Evropian, pra nuk mund të jetë një vendim i njëanshëm". "Nuk është e preferueshme që të ecet në mënyrë të njëanshme. Alternativa e negocimit të momentit, të kohës dhe ujdia për të do të ishte një praktikë më e suksesshme dhe më serioze, pasi ne kemi një bashkëpunim luajal me BE-në dhe me Komisionin Evropian", - u shpreh në përfundim të fjalës së tij kreu i qeverisë. Ndërkohë duke iu referuar raportit të BE-së, ai theksoi se "kërkesat e raportit nuk i drejtohen vetëm qeverisë, ndaj dhe institucionet e tjera shtetërore duhet të analizojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me kërkesat e raportit, të cilat kanë si synim konsolidimin e kritereve të Kopenhagenit, partneritetit evropian dhe standardeve evropiane”. Ai kërkoi që të bëhet një rivlerësim i realizimit të prioriteteve afatshkurtra dhe afatmesme, si dhe një analizë e shqyrtimit të të gjitha kapaciteteve institucionale për procesin e integrimit.