E Hënë, 2 Nëntor 2026

170 milionë lekë do të investohen për 16 hektarë

27/05/2005  Ulqini paraqet projektin në zonën 42

Kryetari i Partisë Socialiste për degën e Tiranës, Musa Ulqini, është prezantuar dje nga numri dy i qeverisë, Namik Dokle, si kandidat për deputet në zonën elektorale numër 42. Ulqini, gjatë fjlaës së tij, ka theksuar prioritetet ku do të mbështetet puna e tij për katër vjetët e ardhshme. “Do të fillojë së shpejti punimet për ndryshimin rrënjësor të infrastrukturës në bllokun "1 Maji". Projekti parashikon rregullimin e të gjithë rrugëve brenda blloqeve të banimet, krijimin e mjediseve të gjelbërta, parkimeve, përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve, ndriçimi etj. Vlera e këtij investimi është 170 milionë lekë dhe kjo do të shtrihet në një hapësirë prej 16 hektarësh. Do të përfundojë faza e dytë e punimeve në bllokun "Vasil Shanto", nga fondi shqipar i zhvillimit, duke përmirësusr infrastrukturën publike. Do të fillojnë punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës dëshmorët e "4 shkurtit". Vlera e plotë e projektit kap shifrën e 88 milion2 lekëve. I njëjti projekt është planifikuar dhe për rrugën "Sami Frashëri". Do të investohen 2 milionë euro për pajisjen dhe modernizimin e shërbimit në poliklinikën numër 9, në kryeqytet. Do të zëvendësohet rrjeti ajror me atë kabllor nga KESH-i. Është parashikur ndërtimi i një centrali të ri telefonik “Tirana 3”, me rreth 30 mijë numra telefonike. Gjithashtu do të fillojë rinkostruksioni i shkollave, "Arben Broci" dhe "Emin Duraku”. Kreu i PS-së të Tiranës nuk ka haruar të sulmojë dhe kreun e Partisë Demokratike, duke e cilësuar si të paaftë për të marrë në dorë fatet e vendit, në një kohë që PS-ja po i përgjigjet me programe elektorale që i nevojiten sot Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›