E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dule kërkon fletë votimi në Gjuhën greke

27/05/2005  

Kreu i ODIHR takim me PBDNJ

Kryetari i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, i ka bërë thirrje dy forcave kryesore në vend, që të distancohen nga krijimi i tensioneve politike në zonat minoritare gjatë procesit zgjedhor. Deklarata e Dules ka dalë pas një takimi të zhvilluar dje me shefin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, Jorgen Gruner. Ai tha se “partitë e mëdha nuk duhet që, për interesa të tyre, të çojnë gjërat deri në ekstrem“.

Dule i ka shprehur Grunet dhe shqetësimin e tij, lidhur me fletët e votimit që do të përdoren në zgjedhjet e 3 korrikut. Sipas Dules, fletët e votimit janë vetëm në gjuhën shqipe, në një kohë që një pjesë e konsiderueshme e minoritetit në Shqipëri nuk dinë të lexojnë gjuhën shqipe, kjo sidomos për moshën e tretë. “Në zgjedhjet e marsit të vitit 1991 u përdorën fletë votimi në zonët e minoriteteve me gjuhën e tyre amëtare", tha Dule. Kreu i PBDNJ-së ka kundërshtuar dhe konfiguracionet që janë krijuar aktualisht në spektrin politik shqiptar në këtë prag zgjedhjesh. Sipas tij, “konfiguracioni i ri politik dhe parlamentar, i cili përcaktohet nga dëshirat e vullnetet as tonat as tuajat, por vetëm nga vota e qytetarit dhe zgjedhësit, do të jetë natyrisht përcaktues për bashkëpunimet dhe koalicionet. Ka një shprehje të vjetër, që thotë ’të tjera janë vullnetet e njerëzve, të tjera vullnetet e Perëndis뒓, tha Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›