Pëllumb Xhufi, prioritetet e mia, rendi, biznesi dhe mjedisi

27/05/2005 Pëllumb Xhufi thotë se si deputet do angazhohet për arsimin dhe reformat integruese
Zoti Xhufi, ju kandidoni për herë të parë si deputet. Në këtë garë elektorale, cili është vlerësimi juaj për rivalët që keni përballë?
Në shkallën e njohjes që kam për kandidatët e partive të tjera, do të kisha vlerësime pozitive. Më duket se janë njerëz të prirur për një garë civile të qytetëruar të qetë. Për sa i përket aftësisë dhe avantazheve, disavantazheve, anëve të mira dhe të këqija, unë nuk mund të shprehem, kjo edhe për shkak të një njohje jo të plotë, por do t'i identifikoj ata me forcat politike që ata përfaqësojnë. Pra, qoftë kandidati i Partisë Socialiste, qoftë ai i Partisë Demokratike, apo dhe forcave të tjera për mua identifikohen me të mirat dhe këqijat, me mëkatet, me meritat që këto parti mund të kenë.
Ciliat janë pikat të platformës suaj për zonën elektorale numër 42?
Mua nuk më vjen mirë të paraqitem si kandidat për kryetar të një minibashkie. Sepse mendoj se kandidati për deputet kandidon për të përfaqësuar elektoratin e tij në organin më të lartë të pushtetit, pra në Kuvendin, ku përpunohen politika të mëdha, ku miratohen ligje, që kanë të bëjnë me fatet dhe problematika të vendit. Megjithatë, në zbërthim të programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, unë kam identifikuar bashkë me miqtë e mi problematikën e kësaj zone. Kjo është një zonë me koncetrim të madh njerëzish edhe ndërtesash prej nga rrjedhin një sërë problemesh. Siç janë problemet që kanë të bëjnë me pastërtinë e mjedisit, që në fakt nuk është i pastër, por është i pistë. Ky mjedis është i pistë me plehra, i pisët do të thoja dhe me njerëz, që ushtrojnë aktivitete të dyshimta, siç janë trafikantë apo ushtrues të prostitucionit, apo përdorues të drogës, njerëz këta që prishin ambientin. Në këtë aspekt, them se një nga prioritet e mia, të cilat ja kam premtuar zgjedhësve të mi, është që të vendosim si të sistemojmë këtë zonë, në kuptimin që të konsolidohet rendi, duke forcuar rolin e policit të lagjes, që rang të disiplinimit të trafikut, i cili sjell zhurma dhe pluhur. Kjo do të arrihet duke krijuar vende të posaçme për parkim mbi dhe nëntokësor. Do të shtrihen sipërfaqet e gjelbërta, të cilat janë të nevojshme qoftë dhe për lokalet e shumta që janë te kjo zonë, por edhe për shlodhjen e njerëzve të moshave të treta dhe fëmijëve. Do t'i ofroja rinisë së kësaj zone, përveçse lokaleve të shumta, që nuk mungojnë, edhe vende të tjera si biblioteka, qendra interneti si dhe hapësira sportive. Do të krijohen dhe vende për të moshuarit, ku ata do të kenë mundësi të lexojnë në qetësi një gazetë ku të mund të pinë një kafe me çmim të ulët dhe të socializohen me njëri-tjetrin. Gjithashtu, krijimi i hapësirave dhe kopshteve për fëmijët do të ketë një kujdes të veçantë.
Zona në të cilën ju kandidoi që njihet me emrin ish-blloku ka një prezencë të madhe të lokaleve. Çfarë projekte keni për ta?
Kjo është e vërtetë që zona ka një prezencë të madhe të biznesit të vogël dhe unë jam shumë i ndjeshëm ndaj problematikës, kjo dhe pas kontakteve me biznesmenët e kësaj zone. Ata janë të lodhur dhe të cfilitur nga taksat e shumta që janë mbishtresëzuar. Taksa nga pushteti qendror, taksa nga pushteti vendor, të cilat paguhen dhe shpesh herë këto institucione, qoftë bashkia, qoftë shteti nuk i përgjigjen me angazhimet që duhet të marrin. Kështu kujtoj taksën e gjelbërimit, që paguhet nga bizneset, por në të kundërtën nuk është krijuar hapësira e gjelbër. Ne i premtojmë biznesit kushte të një konkurrence të ndershme, taksa të drejat që do t'i paguajnë të gjithë dhe jo në mënyrë selektive, siç ka ndodhur deri më tani. Gjithashtu, do të ketë ulje taksash në rast se realizohen kushtet financiare për një gjë të tillë.
Zoti Xhufi ku do t'i mbështesni financimet për të zhvilluar fushatën elektorale?
Unë jam shumë i qetë nga kjo pikëpamje. I kam vendosur një kuotë vetes sime që përputhet me mundësitë e mia, me kursimet e mia. Fondi do të plotësohet dhe nga kontributet e ndonjë familjari, që ka mundësi më shumë se unë, të ndonjë miku, që ka treguar disponim që të më ndihmojë me shumë modeste. Kështuqë, të jeni i sigurtë që fushata ime do të jetë një fushatë spartane, në këtë kuptim. Unë, sigurisht, do të bëj posterat dhe fletëpalosjet, të cilat janë dhe dy shpenzimet e mëdha që do të bëj. Gjithë puna tjetër do të jetë kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit. Shpresoj që mediat, duke ju falenderuar dhe gazetën “Metropol”, që të më japin hapësirën e tyre, dhe kjo është një shanc për t'u lidhur me njerëzit. Gjithçka fillon dhe mbaron këtu. Unë nuk kam shpenzime të tepërta për të nxjerrë makina, për të shtruar darka dhe dreka luksoze, shumë-shumë një kafe mund t'ja jap një numri të ngushtë njerëzish. Nuk e konsideroj në ansjë mënyrë një levë lehtësuese përdorimin e mëdha të mjeteve financiare. Njerëzit tashmë nuk gënjehen, nuk mashtrohen dhe vlerësohen nga potenciali financiar që njëri apo tjetri kandidat arrin të shprehë, por nga integriteti, e kaluara dhe nga ajo çka premton çdo kandidat.
Ka lindur në vitin 1951, në Durrës. Përfundon në vitin 1977, studimet në fushën e gjuhëve klasike latinisht dhe greqishte e vjetër, të historisë e arkeologjisë
Ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Romës për filozofi
Në vitet 1991-1992 ka zhvilluar studime të thelluara në Universitetin e Këlnit, Gjermani si bursist i Fondacionit “Humboldt”
Ka publikuar një numër të kosiderueshëm studimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e historisë së Shqipërisë dhe asaj ballkanike
Është autor i tekstit të historisë, botuar nga Akademia e Shkencave në vitin 2002 dhe historisë së mesjetës
Ka përkthyer një numër të madh studimesh dhe veprash nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër. Ka punuar në institucionin e historisë dhe Akademisë së Shkencave për 15 vjet, ku ka mbrojtur të gjitha gradat shkencore
Më 1997 kalon në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si drejtor i Departamentit të Ballkanit. Ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme, 1998-2001
Për të vazhduar me detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Romë, ku dha dorëheqjen, duke u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim
Aktualisht zëvendëskryetar i kësaj partie. Është i martuar dhe ka një vajzë.