Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian në listën proporcionale të PD
27/05/2005 Berisha: Nuk kemi shkelur asnjë pikë të Kodit në nisjen e fushatës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se partia e tij është vendosur për respektimin e Kodit të Etikës dhe nuk do t'i drejtohet antireklamës, si formë për të bërë fushatë elektorale. Sipas tij, opozita nuk ka thyer asnjë ligj në hapjen e fushatës, ashtu siç pretendon PS. “Ajo që më është dukur mua absurde, është se të pretendosh se është thyer ligji, kur ligji nuk është thyer. Ligji përcakton qartë fushatën zyrtare 30 ditë përpara ditës së votimit. Kemi zhvilluar dhe aktivitete të tjera, por ne nuk kemi paraqitur asnjë ankesë pranë asnjë institucioni, përse nuk është monitoruar, pse nuk kanë ardhur mediat në këtë apo atë paraqitje, sepse kjo fillon kur të nisë monitorimi. Ky është konceptimi ynë, ky është konceptimi i të gjitha forcave politike që po bëjnë fushatë”, tha Berisha. Gjithashtu, ditën e djeshme, kryetari i PD-së Berisha ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe me shoqatën e egjiptianëve të Shqipërisë NEFRETA. Në bazë të marrëveshjes, egjiptianët do të kenë një kandidat në listën shumemërore të PD, i cili do e përfaqësojë këtë komunitet në parlamentin e ardhshëm shqiptar. “Kjo marrëveshje parashikon angazhimin e Partisë Demokratike që jeta e qytetarëve egjiptianë dhe të pakicave të tjera, të barazohet me jetën e qytetarëve të tjerë. Kërkesat themelore të tyre janë kërkesat më legjitime, kërkojnë arsimim, kërkojnë punësim, kërkojnë strehim, informacion, kërkojnë të drejtën e njohjes së tyre dhe mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të tyre”, tha Berisha.