Çmime tavan për telefoninë

27/05/2005 Sali Berisha: Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta
KOP: Liberalizim i licencave dhe hapja e Eagle Mobile do ulin çmimet
Partia Demokratike dhe KOP në strategjinë për telekomunikacionet, kanë parashikuar vendosjen e çmimeve tavan, për të ulur faturat që paguajnë shqiptarët. Një veprim i tillë do të vendoset vetëm në përputhje me ligjet dhe të dhënat e institucionet. Liberalizimi i licencave të telefonisë celulare, mbulimi me telefoni fikse të 90 për qind të familjeve nga 37 për qind që është sot, rishikimi i privatizimit të Albetelekom etj., do të jenë disa nga shtyllat ku do të mbështetet strategjia e Partisë Demokratike, në rast se fiton zgjedhjet e parlamentare.
Strategjia
Relatori i strategjisë, Ylli Panariti, në fjalën e tij tha se privatizimi i Albtelekom po bëhet në momentin më të papërshtatshëm dhe me një çmim 3 herë më të ulët se për Telekomin e Malit të Zi, megjithëse ky i fundit ka më pak abonentë. PD, në strategjinë e saj, parashikon anulimin e shitjes së Albtelekom, reformimin e ndërmarrjes, si dhe përgatitjen për privatizim me tender të hapur brenda vitit të parë të qeverisjes. Në strategjinë e PD, parashikohet liberalizimi i licensës së telefonisë mobile dhe hapja sa më shpejt e operatorit të tretë, Eagle Mobile. Nga ana tjetër, në platformë parashikohet ndërhyrja e shtetit me anë të ERT, bazuar dhe në legjislacionin ekzistues për kontrollin e kostove dhe çmime të shërbimit në telekomunikacion, si dhe përdorimi, sipas rastit, të çmimit tavan. Liberalizimi i tregut të telekomunikacioneve do të shtrihet dhe në telefoninë rurale, me qëllim mbulimin e një sipërfaqeje sa më të gjerë dhe heqjen e monopolit për një kompani të veçantë. Një vend të veçantë në strategji i kushtohet dhe përhapjes së internetit dhe instalimit të tij në institucionet shkollore dhe në ato publike.
Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij tha se vetëm dy vjet më parë për Albtelekomin u ofruan rreth 500 milionë euro për privatizimin, ndërsa ai shitet për 125 milionë euro. Tarifat e larta që paguajnë shqiptarët për telekomunikacionet, sipas Berishës, vijnë për shkak të monopolove të krijuara, në kundërshtim me ligjin. Kreu i PD-së tha se, me ardhjen e opozitës në pushtet, do të ribëjë privatizimin e kësaj ndërmarrjeje. “Do të kthejmë këtë ndërmarrje ndër më fitimprurëset pas liberalizimit të plotë të tregut në Shqipëri. Do ta privatizojmë sërish atë, do ta ftojmë telekomin turk privat apo publik, të marrë pjesë, sepse absolutisht nuk kemi asnjë sentiment, përkundrazi respekt për investimet dhe investitorët turq, por kjo kompani, kjo pasuri kombëtare, nuk mund të privatizohet nga kompani hije dhe e dyta, nuk mund të përjashtohen shqiptarët nga pasuritë, asetet e tyre publike”, tha Berisha.