E Shtunë, 31 Tetor 2026

174 ushtarë nisen në Çad e Afganistan

Dy misione paqeruajtëse, njëri nën flamurin e NATO-s dhe tjetri nën flamurin e Bashkimit Evropian janë nisur ditën e djeshme në Afganistan dhe Çad të Afrikës. 

Për herë të parë, Forcat e Armatosura Shqiptare angazhohen në një mision paqeruajtës në Afrikë. Misioni në Çad zhvillohet në kuadër të BE-së dhe trupat shqiptare janë nën komandën e trupave ushtarake franceze. Kontingjenti ka në përbërjen e tij 62 ushtarakë, efektivë të regjimentit Komando, të cilët do të instalohen në Xhamena (N'Djamena). Kontingjenti i Heratit, efektivë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, është kontingjenti i 3-të dhe ka në përbërjen e tij 112 ushtarakë: oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë. Ata do të jenë nën komandën e trupave italiane dhe do të përmbushin detyrat e ngarkuara në kuadër të misioneve paqeruajtëse të NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›