E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me ambasadorët e BE dhe NATO

Kryeministri Berisha shtroi dje një drekë pune për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s të akredituar në Tiranë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se: 

"Sot për mua dhe për Shqipërinë është një ditë e veçantë, sepse pak orë më parë, ne ishim në aeroportin e Rinasit së bashku me ambasadoren e Francës dhe ambasadorin e Italisë për të përcjellë së bashku dy kontingjente ushtarake shqiptare në Herat dhe në Xhamena, një forcë simbolike në një moment shumë të rëndësishëm nën flamurin e NATO-s dhe të BE-së". Ndërsa ambasadori i SHBA, Withers vlerësoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO pasuron më tej vlerat e Aleancës. "E vlerësoj punën dhe përkushtimin e Kryeministrit Berisha, për vazhdimin e reformave të domosdoshme dhe kjo ka të bëjë me të ardhmen dhe e ardhmja e Shqipërisë është e shndritshme", tha Withers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›