E Diel, 1 Nëntor 2026

177 ligje të miratuara në Kuvend në dy sesionet e fundit 2007-2008

25-08-2008 / S.T

Në një bilanç të bërë nga kuvendi I Shqipërisë vihet re mbarëvajtia e këtyre seançve në miratimin e ligjeve dhe akteve normative për periudhën 2007-2008. Bilançi i punës së Kuvendit të Shqipërisë në dy sesionet e fundit parlamentare përfshin miratimin e 177 ligjeve, përgjatë 77 seançave plenare të zhvilluara në periudhën shtator 2007-korrik 2008. Sipas një raporti zyrtar të Kuvendit, në këtë kohë parlamenti ka miratuar gjithashtu 7 akte normative me fuqinë e ligjit, 90 vendime e 13 rezoluta, si dhe një dekret për rishqyrtim ligji, ndërsa ka zhvilluar 41 interpelança dhe seança pyetjesh me Kryeministrin dhe ministrat e kabinetit qeverisës, dy seança informuese me Kryeministrin, etj. Nga sesioni parlamentar i vjeshtës, i nisur më 3 shtator 2007 veççohen si më të rëndësishëm miratimi i disa ligjeve, si ai për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, ligji "Për bujqësinë dhe zhvilllimin rural", ligji "Për buxhetin e shtetit të vitit 2008", ratifikimi i marrëveshje "BE-Shqipëri për lehtësimin e vizave" apo marrëveshjes për finançime të rëndësishme në infrastrukturë. Ndërsa në sesionin e pranverës 2008, që startoi më 21 Janar 2008 Kuvendi miratoi paketën e ndryshimeve kushtetuese, si dhe disa ligje themelore, si ai "Për buxhetin shtesë", "Për shoqëritë tregëtare", "Për falimentin", ligjin "Për reformën në sistemin e drejtësisë", ligjin "Për ushqimin" etj....

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›