Një vështrim për luftën brenda llojit, që po rindizet tek e majta

E shumë kritikuar për faktin e të mos bërit opozitë, nga mediat dhe politika , opozita aktuale ka filluar luftën brenda llojit. Bëhet fjalë për Partinë Socialiste dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilat duke mos carë dot në batakun e vështirë të politikës dhe duke mos pasur asnjë argument të fuqishëm politik kundra mazhorancës, tashmë kanë nisur të sulmojnë në distancë njëra-tjetrën, deri sa lufta të bëhet më e ashpër “trup më trup”. Pas akuzave nga ana e liderit të LSI-së Ilir Meta ndaj kryetarit socialist Rama, për reformën zgjedhore dhe ndryshimeve kushtetuese, z.Meta, nuk po lë rast pa u kapur si me mazhorancën, po ashtu edhe me opozitën. I etur për pushtet z.Meta dëshiron të ketë rolin e liderit, pasi mendon se duke ngritur zërin ndaj Ramës, nga forcë e tretë politike do të bëhet forcë e parë,gjë që nuk ka asnjë gjasë që të ndodhëtë , duke pasur parasysh gjykimin që kanë shqiptarët për një figurë të tillë pilitike. Pas përcarjes në vitin 2005, këtë radhë PS e LSI kanë vendosur ta thellojnë me tej atë, dhe sipas tyre kjo bëhet për cështje kardinale. Nga ana tjetër duke mos pasur ndonjë alternativë më të mirë këto forca politike po përpiqen të krijojnë koalicione me partitë e tjera të majta. Rama i cili pasi shpëtoi nga persekutimi që i bënte figura e Fatos Nanos në PS, duke e konsideruar veten liderin e padiskutueshëm të kësaj force, po përpiqet të bëjë koalicion me PSD-në e Skënder Gjinushit, i cili nuk mbetet i kënaqur nëse nuk mer pjesën më të mirë të tortës, në të njëjtën kohë i sigurt edhe në mbështetjen e Erion Velisë, të cilin tashmë e ka përfshirë në strukturat e PS-së, dhe pas rrugëtimit nëpër fshatrat e vendit, Edvini mendon se në këtë mënyrë do të ketë votat e shqiptarëve. Nga krahu tjetër Ilir Meta po luan thuajse me të njëjtën aksiomë, përsa i përket koalicioneve, vec konkuistave që ka bërë duke afruar në partinë e tij ish-socialistë të vjetër, sic janë Petro Koci, Luan Rama apo Tritan Prifti e mjaft të tjerë, po përpiqet të bëjë koalicion me Aleancen Demokratike të Neritan Cekës dhe Demokracinë Sociale të Paskal Milos. Duke e parë në plan të parë kjo është një strategji përgatitore, pasi ethet elektorale tashmë kanë filluar të ndjehen. Vec kësaj socialistët e politikës së vjetër shpresojnë t`i zënë sërish postet dhe karriget, të cilat aq shumë u mungojnë për përfitime personale. Ndërkohë që Partia Demokratike po bëhet gati të nisë fushatën elektorale, krejt e qetë, pasi ka përmbushur të gjitha premtimet që i bëri këtij populli që kur mori mandatin 4 vjecar, ku me marrjen e ftesës për në NATO, ratifikimin thuajse të plotë të MSA-së, të ratifikuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së, me përmbushjen e reformave, PD është me një bilanc pozitiv c’ka i jep garanci për të shkuar e qetë në zgjedhjet e ardhshme. Sic thotë dhe populli “Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”....