E Diel, 1 Nëntor 2026

PD nis në shtator fushatën zgjedhore brenda partisë, riorganizim për t’iu përgjigjur sistemit të ri zgjedhor

25-08-2008 / Gazeta 55

Partia Demokratike pritet të mendojë seriozisht për organizimin e strukturave të saj, me qëllim përgatitjen për në zgjedhjet kuvendore të qershor 2009-ës. Kësisoj, në shtator selia blu nis fushatën zgjedhore brenda partisë dhe rifreskimin e strukturave përpara parlamentareve të 2009-s. Fakti pohohet nga vetë nënkryetari Astrit Patozi, i cili e shikon si të domosdoshme riorganizimin përpara Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Megjithatë, është logjike që në këtë fazë të riorganizimit të formacioneve të mëdha politike, të shfaqen lobingjet për të përfituar sa më shumë terren në këto zgjedhje, e thënë ndryshe për të fituar sa më shumë të zgjedhur në strukturat lokale të PD-së. Kjo pasi me ndryshimet në sistemin zgjedhor, roli i kryetarëve të degëve duket se forcohet. Sistemi i ri parashikon ndarjen e vendit në 12 zona zgjedhore, 12 do të jetë dhe numri i tyre, cka do të thotë se ato do të marrin rolin e protagonistit në procesin e propozimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, por edhe për aktivistët që do të merren me organizimin e fushatës. Zgjedhjet duhet të përfundojnë në dhjetor, për t’i paraprirë më pas Kuvendit, i cili sipas statutit do të duhet të mbahet brenda muajit maj. Zgjedhjet parlamentare, të cilat sic u konfirmua edhe nga kryeministri Berisha, mendohet të mbahen brenda muajit qershor, mbeten një sfidë për të djathtën në tërësi dhe një bashkëpunim parazgjedhor, do të shtonte gjasat e një rimandatimi të të njëjtit ekip ekzekutiv, duke mandatuar kështu të djathtën për finalizimin e procesit madhor të reformave, drejt integrimit të vendit në BE....

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›