Rekordi i trillimit socialist - kërkon me zor të ulë nivelin e pensioneve

Zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani, i është kundërpërgjigjur dje kuzhinës së mashtrimeve socialiste, duke e cilësuar si rekord sajesën se pensionet nuk janë rritur e se ato s’përballojnë dot as indeksin e ifnlacionit Politika e spekullimit dhe mashtrimit, ka zënë një vend kryesor në axhendën ditore të zhvillimeve në selinë rozë. Kjo faktohet lehtë, kryesisht gjatë ditëve të fundit, kur nga selia e PS-së, kanë dalë zbatuesit e epidemisë së trillimeve të politikës së re të Ramës. Lidhur me këtë cështje, të pazakontë në të bërin e opozitës, Partia Demokratike ka reaguar përsëri dje ndaj fabrikimeve dhe shpifjeve të panumërta, që Partia Socialiste tjerr dita ditës. Zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani, deklaroi se Rama nuk mundet kurrsesi që në vazhdën e epidemisë dhe trillimeve të politikës së re, të mos nxjerrë fabrikantin e fundit në lidhje me pensionet. “Në vazhdën e epidemisë dhe trillimeve të politikës së re z. Rama nxori fabrikatin e fundit të tyre në lidhje me pensionet. Një deklaratë e tillë mund të bëhet vetëm në kuadrin e politikës së re të mashtrimit të z. Rama”, tha Bogdani. Zëdhënësi i PD-së, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet spekulluese të socialistëve, pohoi se që nga 2005 pensionet në vend janë dyfishuar. “Sot cdo pensionist apo pensioniste në të gjitha qytetet e Shqipërisë e di që pensioni i tij apo i saj është më i lartë. Beqja sot zëvendësoi njërin prej erionëve. Ai mashtroi kur tha se që pensionet në fshat janë 40 mijë lekë, ndërkohë që nuk ka pension nën 60 mijë lekë. Ai mashtron kur thotë se pensionet në qytet janë rritur vetëm 6.7 përqind, ndërkohë që janë rritur me 10 % shifra kjo më e lartë në 8 vitet e fundit. Pensionet janë rritur shumë herë më shumë se koha kur qeveria e tij drejtonte dhe falsifikonte listat e pensionistëve. Cdo pensionist në qytet nga 83.5 $ që merrte në vitin 2005, sot merr 111 $ me kursin e këmbimit të vitit 2005. Cdo pensionist shqiptar në fshat nga 34,000 lekë pension në 2005, merr 60,500 lekë pension në 2008, pra sot merr dyfishin. Në qoftë se inflacioni është rritur me 2-4% në këto tre vite, në fund të vitit cdo pensionist në qytet ka marrë një shtesë të barabartë me 5% të pensionit mujor dhe cdo pensionist në fshat një shtesë të barabartë me 10% të pensionit, të vlefshme për të zeruar inflacionin”, u shpreh Bogdani. Sipas tij, me deklarata të tilla Partia Socialiste mund të pasurojë vetëm arkivën e mashtrimeve të z. Rama, por nuk mund të mashtrojë asnjë pensionist shqiptar. Spekulimi i radhës, Beqja: Rritja e pensioneve nuk mjafton as për të kompensuar koston e elementëve bazë të jetesës/Zëdhënësi i PS-së Ilir Beqja, gjatë një daljeje për shtyp ka shprehur indinjatën e tij për rritjen e ulët të pensioneve gjatë këtyre viteve të fundit, duhet t’i kujtojmë këtu se nga viti 2005 e deri më tani qeveria aktuale i ka rritur pensionet me 20 për qind, ndërkohë që gjatë qeverisjes socialiste kjo rritje nuk është bërë ndonjë herë. Sipas statistikave të bëra nga vetë z.Beqja “Për 100 mijë pensionistë të tjerë të qytetit rritja prej 6.7 për qind në vit është rritja më e ulët e pensioneve në 17 vjetët e fundit. Ndërkohë që inflacioni i pensionistëve që prej muajit mars 2008 është rreth 6 për qind. Në fshat gjendja e pensionistëve mbetet skandaloze, megjithëse kryeministri që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur mburret me një rritje të pensioneve të fshatit që vlen vetëm sa për të blerë bukë dhe paguar energjinë elektrike dhe ujin. Janë 48 mijë pensionistë në fshat, apo më shumë se 1/3 e tyre, me pensione të pjesshme që akoma kanë të ardhura mujore më pak se 5 mijë lek. Sot që mandati i kryeministrit që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur po mbaron, nga rritja e pensioneve, e trumbetur prej tij si rritja më e madhe ndonjëherë, pensionistët ndjejnë që paratë shtesë nuk mjaftojnë. Kjo për Partinë Socialiste është e papranueshme. Rritja prej 35 % në të tri vitet bashkë është vetëm për pensionistët në qytet që marrin pension minimal, sepse për 37 mijë pensionistë të tjerë në qytet që marrin pensione të pjesshëm, të ardhurat mujore nuk kalojnë akoma 10 mijë lekë në muaj. Qeveria e kryeministrit që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur nuk e llogariti dhe nuk e shpalli kurrë minimumin jetik. Partia Socialiste do ta bëjë këtë qysh në fillim të mandatit të saj. Kjo është nja nga detyrat e para të shtëpisë për një qeveri që mendon seriozisht për pensionistët. Për 100 mijë pensionistë të tjerë të qytetit rritja prej 6.7 % në vit është rritja më e ulët e pensioneve në 17 vjetët e fundit. Ndërkohë që inflacioni i pensionistëve që prej muajit mars 2008 është rreth 6 për qind. Në fshat gjendja e pensionistëve mbetet skandaloze, megjithëse kryeministri që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur mburret me një rritje të pensioneve të fshatit që vlen vetëm sa për të blerë bukë dhe paguar energjinë elektrike dhe ujin. Janë 48 mijë pensionistë në fshat, apo më shumë se 1/3 e tyre, me pensione të pjesshme që akoma kanë të ardhura mujore më pak se 5 mijë lek. Shtrenjtimi i ndjeshëm i jetesës tregon se edhe rritja e pensioneve në korrik 2008 nuk mjafton as për të kompensuar koston e disa elementeve bazë të jetesës së një familje pensionistësh. Por kryeministri që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur, i mbingarkuar nga pesha e korrupsionit, por edhe nga mungesa e plotë e sensit të realitetit të jetesës së familjeve shqiptare nuk ka asnjë mundësi të kuptojë gjendjen rrënqethëse të pensionistëve shqiptarë. Kjo është një arsye e mjaftueshme që Sali Berisha të hyjë vitin e ardhshëm në kategorinë e pensionistëve edhe pse nuk ka asnjë shpresë që ai ta kuptojë ndonjëherë jetën reale të pensionistit shqiptar”, përfundoi ligjëratën e tij z.Beqja. ...