E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Rritja e pensioneve nuk mjafton as per te kompensuar koston e elementeve baze te jeteses

25-08-2008 / Gazeta 55

Zëdhënësi i PS-së Ilir Beqja,gjatë një dalje për shtyp ka shprehur indinjatën e tij për rritjen e ulët të pensioneve gjatë këtyre viteve të fundit,duhet ti kujtojmë këtu se nga viti 2005 e deri më tani qeveria aktuale i ka rritur pensionet me 20 për qind,ndërkohë që gjatë qeverisjes soçialiste kjo rritje nuk është bërë ndonjë herë. Sipas statistikave të bëra nga vetë z.Beqja “Për 100 mijë pensionistë të tjerë të qytetit rritja prej 6.7 për qind në vit është rritja më e ulët e pensioneve në 17 vjetët e fundit. Ndërkohë që inflaçioni i pensionistëve që prej muajit mars 2008 është rreth 6 për qind. Në fshat gjendja e pensionistëve mbetet skandaloze, megjithëse kryeministri që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur mburret me një rritje të pensioneve të fshatit që vlen vetëm sa për të blerë bukë dhe paguar energjinë elektrike dhe ujin. Janë 48 mijë pensionistë në fshat, apo më shumë se 1/3 e tyre, me pensione të pjesshme që akoma kanë të ardhura mujore më pak se 5 mijë lek. Sot që mandati i kryeministrit që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur po mbaron, nga rritja e pensioneve, e trumbetur prej tij si rritja më e madhe ndonjëherë, pensionistët ndjejnë që paratë shtesë nuk mjaftojnë. Kjo për Partinë Soçialiste është e papranueshme. Rritja prej 35 % në të tri vitet bashkë është vetëm për pensionistët në qytet që marrin pension minimal, sepse për 37 mijë pensionistë të tjerë në qytet që marrin pensione të pjesshëm, të ardhurat mujore nuk kalojnë akoma 10 mijë lekë në muaj. Qeveria e kryeministrit që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur nuk e llogariti dhe nuk e shpalli kurrë minimumin jetik. Partia Soçialiste do ta bëjë këtë qysh në fillim të mandatit të saj. Kjo është nja nga detyrat e para të shtëpisë për një qeveri që mendon seriozisht për pensionistët. Për 100 mijë pensionistë të tjerë të qytetit rritja prej 6.7 % në vit është rritja më e ulët e pensioneve në 17 vjetët e fundit. Ndërkohë që inflaçioni i pensionistëve që prej muajit mars 2008 është rreth 6 për qind. Në fshat gjendja e pensionistëve mbetet skandaloze, megjithëse kryeministri që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur mburret me një rritje të pensioneve të fshatit që vlen vetëm sa për të blerë bukë dhe paguar energjinë elektrike dhe ujin. Janë 48 mijë pensionistë në fshat, apo më shumë se 1/3 e tyre, me pensione të pjesshme që akoma kanë të ardhura mujore më pak se 5 mijë lek. Shtrenjtimi i ndjeshëm i jetesës tregon se edhe rritja e pensioneve në korrik 2008 nuk mjafton as për të kompensuar koston e disa elementeve bazë të jetesës së një familje pensionistësh. Por kryeministri që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur, i mbingarkuar nga pesha e korrupsionit, por edhe nga mungesa e plotë e sensit të realitetit të jetesës së familjeve shqiptare nuk ka asnjë mundësi të kuptojë gjendjen rrënqethëse të pensionistëve shqiptarë. Kjo është një arsye e mjaftueshme që Sali Berisha të hyjë vitin e ardhshëm në kategorinë e pensionistëve edhe pse nuk ka asnjë shpresë që ai ta kuptojë ndonjëherë jetën reale të pensionistit shqiptar”-përfundoi ligjëratën e tij z.Beqja.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›