18 përdhunimet, e dashura e Himës tërhiqet

11/05/2005 Akuza refuzon ndërrimin e dëshmisë, Biba mbetet në burg
TIRANË – Gjykata e Apelit ka lënë në burg pa afat dje shokun e ngushtë të Eldon Himës, Vehap Biba, edhe pse ka patur në dorë një deklaratë të lëshuar nga vajza kallëzuese. Marsela Pjetërgjoka, pasi bëri kallëzim penal kundër të pandehurve Eldon Hima dhe Vehap Biba, ka shijuar në duart e saj edhe prangat e policisë. Por nuk qëndroi shumë në dhomat e paraburgimit. Janë dashur vetëm dy ditë që të zbardhet e vërteta në emër të kësaj vajze dhe të lihet e lirë, duke mos e akuzuar për veprën penale të bashkëpunimit në përdhunimin e 18 vajzave të tjera. E dëmtuara është nga Tropoja dhe njihet si e dashura e Eldon Himës, shokut të ngushtë të "Kartelës". Por para gjykatës nuk ka dashur ta mohojë fillimisht. Tashmë duket e penduar. Me një deklaratë të shkruajtur me dorën e saj, vajza ka tërhequr të gjitha akuzat e ngritura kundër Eldon Himës dhe shokut të tij, Vehap Biba. Megjithëse deklarata është dorëzuar në Prokurori, kjo e fundit nuk ka dashur të marrë parasysh një gjë të tillë.
Revokimi
Vehap Biba, i bindur se pas deklaratës së nënshkruar nga Marsela Pjetërgjoka do të lihej i lirë, bën kërkesë për revokimin e masës në Gjykatën e Apelit. Kërkesa u shqyrtua dje dhe gjykata vendosi ta lërë përsëri në burg pa afat. Sipas vendimit të gjykatës, vajza ka bërë deklaratë për tërheqje nga akuzat, por ajo nuk është vlerësuar nga ana e Prokurorisë. Në këto kushte, Vehap Biba u rikthye përsëri në dhomat e paraburgimit të repartit 313-të, në pritje të rifillimit të procesit gjyqësor. Dje para gjykatës, i pandehuri tha se nuk ka lidhje me përdhunimet, të cilat ai i quajti të sajuara nga vajza tropojane. Të njëjtat gjëra shtoi edhe avokati mbrojtës, që shpresonte të dërgonte në shtëpi Bibën. Nga ana tjetër, Eldon Hima vazhdon të qëndrojë në paraburgim.
Hima
Eldon Hima është shok i ngushtë i "Kartelës", me të cilin u gjykua në vitin 1998. Është arrestuar disa herë dhe, pasi ka kryer dënimin i është rikthyer normalitetit. Vajza nga Tropoja, Marsela Pjetërgjoka, ka dhënë deklarime kundër të pandehurit, madje për të ka treguar të gjithë emrat e vajzave që janë përdhunuar nga Hima, ka kërkuar mbrojtje të veçantë dhe statusin e dëshmitares. Vajza ka bërë sigurimin e provës në gjykatë dhe me shumë hollësi ka treguar jetën e saj dhe ndihmën që ka qenë e detyruar t'i japë Eldon Himës, për të përdhunuar shumë të tjera. Fillimisht ka qenë viktimë e tij, më pas e dashura dhe ndihmësja. Ka qëndruar në shtëpinë e Himës, por nuk ka dashur t'ia falë atë që i bëri për vite me radhë.
Dëshmia
"Eldoni nuk më ka përdhunuar vetëm mua. Në duart e tij kanë rënë pre edhe 18 vajza të tjera, të cilat pas përdhunimit, kërcënoheshin me jetën. Në disa raste, përdhunimet, Eldoni i ka bërë në praninë time. Kjo histori ka filluar që prej dy vitesh". Kështu e ka filluar deklarimin e saj para gjyqtares Enkela Baja, vajza me inicialet M.P., 17 vjeçe nga Tropoja, por banuese në Tiranë. Pyetjeve të drejtuara nga prokurori Armand Gurakuqi, e dëmtuara i është përgjigjur pa problem. Madje është betuar se do të tregojë edhe emrat e 18 vajzave të tjera, të cilat janë përdhunuar në të njëjtin motel. Vetë vajza është shprehur para gjykatës se është përdhunuar në prani të një vajze tjetër, po e mitur. Eldoni, sipas saj, i ka marrë vajzat në makinën e tij dhe i ka futur në motelin e emërtuar me tri shifra "111", në dalje të Tiranës. Përdhunimi bëhej me radhë. "Eldoni, pasi më përdhunoi mua, më detyroi ta ndihmoja. Unë mbaja vajzën dhe ai kryente marrëdhënie me të. Këtë gjë e ka bërë edhe me të tjerat". Më tej e dëmtuara shtoi se Hima e ka kërcënuar me vdekje atë dhe familjen, në rast se do të bënte kallëzim në polici e do të tregonte fakte në prokurori. Vetë i pandehuri është kapur i befasuar nga deklarimet e bëra para gjykatës nga e mitura.