18 projekte rrugësh presin fondet e qeverisë
Ndërmarrja e rrugëve rurale në
Qarkun e Fierit ka rikonstruktuar
gjatë muajve janar-tetor të
këtij viti rreth 140 km rrugë. Kryesisht
bëhet fjalë për rrugë që lidhin
qendrat e komunave me rrugët kombëtare.
Rikonstruksioni i këtyre
rrugëve u realizua me një fond të
Këshillit të Qarkut. "Punonjësit e
ndërmarrjes së rrugëve rurale gjatë
periudhës 10-mujore të këtij viti
kanë kryer riparime, kryesisht në
segmentet më të dëmtuara, si dhe
në ato që paraqesin një rëndësi më
të madhe strategjike", tha për
gazetën "Shqip" drejtori i Ndërmarrjes
së Rrugëve, Kadri Nuhu. Sipas
drejtorit Kadri Nuhu, gjatë kësaj periudhe
janë zbatuar projektet e riparimeve
në segmentet rrugore
Cakran, rruga nacionale Fier-Vlorë,
segmentin rrugor që lidh qendrën
e fshatit Qarr, Bishan, Pishporo me
rrugën nacionale Fier-Vlorë, segmentet
rrugore që lidhin zonën e
plazhit të Darëzezës dhe Semanit
me rrugën Fier-Seman, si dhe disa
segmente rrugësh në rrethet Lushnje
e Mallakastër.
Nuhu shtoi se janë në përfundim
zbatimi i projekteve për riparimin
e segmenteve rrugore që lidhin
fshatin Këmishtaj me rrugën
nacionale Fier-Lushnjë, Kthesa e
Bejarit-Fratar me rrugën nacionale
Fier-Tepelenë, Lushnjë-Ballagat
etj. Ndërkohë që në Këshillin e
Qarkun Fier janë depozituar 18 projekte
për rikonstruksionin e rrugëve
rurale. Qeveria Shqiptare dhe Fondi
Shqiptar i Zhvillimit që janë dhe
financuesit kryesorë të përmirësimit
të infrastrukturës rrugore,
kanë dhënë OK për rikonstruksionin
e 18 projekteve të paraqitura
nga njësitë e qeverisës vendore të
Qarkut Fier. Kryetari i Këshillit të
Qarkut, Luan Muçaj, është shprepërfunduar
të gjitha procedurat dhe po ritet
procesi i tenderimit". "Në total, ne
kemi paraqitur 18 projekte të
rëndësishme, ku brenda këtyre
projekteve nuk është një njësi vendore,
por janë përafërsisht dy e më
shumë njësi vendore. Kemi parë e
plotësuar disa kritere shumë të
rëndësishme, ku futen numri i popullsisë,
lëvizja e mjeteve, prodhimeve,
bizneseve, zhvillimit prioritar
të zonave etj. Në projekt kemi
bërë bashkimin e disa njësive të
qeverisjes vendore, me qëllim përfshirjen
e një numri sa më të madh
banorësh. Në secilin projekt për
rikonstruksionin apo hapjen e
rrugëve rurale mëshirohen interesat
e gjithanshme dhe nevojat e një
popullsie prej rreth 40 mijë banorësh",
u shpreh për gazetën kreu i
Këshillit të qarkut, Luan Muçaj.
Qarkun e Fierit ka rikonstruktuar
gjatë muajve janar-tetor të
këtij viti rreth 140 km rrugë. Kryesisht
bëhet fjalë për rrugë që lidhin
qendrat e komunave me rrugët kombëtare.
Rikonstruksioni i këtyre
rrugëve u realizua me një fond të
Këshillit të Qarkut. "Punonjësit e
ndërmarrjes së rrugëve rurale gjatë
periudhës 10-mujore të këtij viti
kanë kryer riparime, kryesisht në
segmentet më të dëmtuara, si dhe
në ato që paraqesin një rëndësi më
të madhe strategjike", tha për
gazetën "Shqip" drejtori i Ndërmarrjes
së Rrugëve, Kadri Nuhu. Sipas
drejtorit Kadri Nuhu, gjatë kësaj periudhe
janë zbatuar projektet e riparimeve
në segmentet rrugore
Cakran, rruga nacionale Fier-Vlorë,
segmentin rrugor që lidh qendrën
e fshatit Qarr, Bishan, Pishporo me
rrugën nacionale Fier-Vlorë, segmentet
rrugore që lidhin zonën e
plazhit të Darëzezës dhe Semanit
me rrugën Fier-Seman, si dhe disa
segmente rrugësh në rrethet Lushnje
e Mallakastër.
Nuhu shtoi se janë në përfundim
zbatimi i projekteve për riparimin
e segmenteve rrugore që lidhin
fshatin Këmishtaj me rrugën
nacionale Fier-Lushnjë, Kthesa e
Bejarit-Fratar me rrugën nacionale
Fier-Tepelenë, Lushnjë-Ballagat
etj. Ndërkohë që në Këshillin e
Qarkun Fier janë depozituar 18 projekte
për rikonstruksionin e rrugëve
rurale. Qeveria Shqiptare dhe Fondi
Shqiptar i Zhvillimit që janë dhe
financuesit kryesorë të përmirësimit
të infrastrukturës rrugore,
kanë dhënë OK për rikonstruksionin
e 18 projekteve të paraqitura
nga njësitë e qeverisës vendore të
Qarkut Fier. Kryetari i Këshillit të
Qarkut, Luan Muçaj, është shprepërfunduar
të gjitha procedurat dhe po ritet
procesi i tenderimit". "Në total, ne
kemi paraqitur 18 projekte të
rëndësishme, ku brenda këtyre
projekteve nuk është një njësi vendore,
por janë përafërsisht dy e më
shumë njësi vendore. Kemi parë e
plotësuar disa kritere shumë të
rëndësishme, ku futen numri i popullsisë,
lëvizja e mjeteve, prodhimeve,
bizneseve, zhvillimit prioritar
të zonave etj. Në projekt kemi
bërë bashkimin e disa njësive të
qeverisjes vendore, me qëllim përfshirjen
e një numri sa më të madh
banorësh. Në secilin projekt për
rikonstruksionin apo hapjen e
rrugëve rurale mëshirohen interesat
e gjithanshme dhe nevojat e një
popullsie prej rreth 40 mijë banorësh",
u shpreh për gazetën kreu i
Këshillit të qarkut, Luan Muçaj.