E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet dhe rrihet në mes të Tiranës një tregtar

Dy persona janë arrestuar dje nën akuzën e gra
bitjes me dhunë të një biznesmeni. Alban Halimi,
26 vjeç, dhe Gentian Drumo, 24 vjeç, janë ndaluar
nga policia e Tiranës, pasi kanë dhunuar pronarin
e një dyqani celularësh. Ata i kanë marrë 260 euro.
Ngjarja ka ndodhur
dje paradite në
rrugën "4 Dëshmorët".
Policia e Tiranës
tha se ka marrë
një denoncim nga
një biznesmen, i cili
pretendonte se ishte
sulmuar teksa po
shkonte te dyqani i
tij. Sipas denoncimit,
autorët e kanë rrahur duke i marrë të gjithë sasinë
e të hollave që dispononte. I dhunuari, para oficerëve
të policisë, ka përshkruar ngjarjen, ndërsa ka përshkruar
edhe personat që e kishin sulmuar. Pas denoncimit,
policia ka shoqëruar dhjetëra persona, kontingjent
policie të zonës, duke i marrë gjurmët e gishtave.
Nga krahasimi ka rezultuar se autorët janë Alban
Halimi dhe Gentian Drumo. Ngjarja e djeshme
pasohet nga një grabitje me armë, disa ditë më parë,
ku në mes të Tiranës u sulmua një bankë. Autorët
arritën të merrnin një sasi të konsiderueshme të hollash
dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›