Basha dhe Toma i përgjigjen Ina Ramës: Po gabon rëndë
Mbrojtja e Lulzim
Bashës dhe Andi
Tomës, të dy të pandehur
për abuzimet
e pretenduara nga prokuroria
gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-
Kukës, kanë akuzuar dje Kryeprokuroren
Ina Rama se ka "lajthitur",
duke interpretuar ligjin gabim.
Avokatët Zef Nikaj dhe Genc
Gjokutaj deklaruan se prokuroria
pretendon që njoftimi i akuzës
është akt procedural dhe jo veprim
hetimor, dhe si i tillë mund të
kryhet edhe jashtë afateve. Por
Kodi i Procedurës Penale parashikon
qartë se hetimet përfundojnë
me vendim pushimi ose vendim
për dërgimin e çështjes në gjykatë.
"Ky vendim pushimi ose dërgimi
të çështjes në gjykatë duhet të kryhet
brenda afatit të hetimeve. Por,
për këtë, duhet që paraprakisht të
jetë kryer njoftimi i akuzës së shtetasve,
madje të jenë njohur ata
paraprakisht. Kjo do të thotë që
akti i njoftimit të akuzës duhet
patjetër të kryhet brenda afatit të
hetimeve", pohojnë avokatët. Sipas
tyre, në rastin konkret, bazuar
dhe në vendimin e Gjykatës së Shkallës
së Parë, data e fundit, në të
cilën prokuroria mund të përfundonte
veprimet, ka qenë e enjte,
6 nëntor 2008. Ata këmbëngulin
se çdo njoftim akuze duhej të
bëhej para datës 6 nëntor 2008.
"Tashmë që jemi jashtë afatit të
hetimeve, çdo vendim apo akt
për njoftim akuze është në shkelje
të ligjit dhe përbën një abuzim
flagrant", pohojnë Zef Nikaj dhe
Genc Gjokutaj.
Dosja
Avokatët prononcohen gjithashtu
se procedimi penal për aferat
e pretenduara për ndërtimin e
rrugës Durrës-Kukës është regjistruar
që në muajin janar të vitit
2007. "Bazuar në ligjin procedural
penal, afati normal i hetimit të një
çështjeje është tre muaj. Brenda
këtij afati duhet të përfundojë
hetimi në një nga mënyrat që
parashikon ligji: pushim ose
dërgim të çështjes në gjyq. Nga
ana e prokurorisë janë marrë zgjatje
të njëpasnjëshme të afatit
hetimor, duke e çuar hetimin në
limitet e afatit maksimal 2- vjeçar,
rast ky i paprecedent në historinë
e drejtësisë shqiptare", shtojnë
mbrojtësit ligjorë të Bashës dhe
Tomës. Sipas tyre, Prokuroria e
Përgjithshme, në shkelje të funksioneve
të saj kushtetuese, në
vend të hetimit të shpejtë dhe objektiv
të çështjes, qëllimisht ka
zvarritur përfundimin e saj. Kjo
zvarritje, sipas avokatëve, u vërtetua
përfundimisht në rrugë gjyqësore
me vendimin nr. 1495, datë
18.11.2008 të Gjykatës së Tiranës,
e cila urdhëroi mbylljen e hetimeve
për këtë çështje. "Si pasoje,
çështja në fjalë, për shkak të mos
ushtrimit të ndjekjes penale në
kohë dhe brenda afateve, për
motive qartësisht joligjore dhe me
prapavijë politike, për faj tërësisht
të prokurorisë ka dalë jashtë çdo
lloj shtrati procedural. E gjendur
para kësaj situate, prokuroria në
vazhdën e veprimeve antiligjore
po tenton të mbrojë veprimet e saj
thellësisht arbitrare dhe antiligjore",
pohojnë avokatët.
Hetimet
Zef Nikaj dhe Genc Gjokutaj
kanë "luajtur" me pretendimet e
prokurorisë se ish-ministri, sipas
akuzës, mund të merret i pandehur,
pasi për të nuk ka vendosur
Gjykata e Lartë. "Për sa i përket
pretendimit që vendimi i gjykatës
nr. 1495, datë 18.11.2008, nuk i
shtrin efektet mbi zotin Basha, ky
është një pretendim absurd, jo
logjik dhe joligjor. Gjykata ka vendosur
të mos zgjasë afatin e hetimit
për procedimin penal nr.1 të vitit
2007, pra gjykata i është referuar
çështjes hetimore në tërësi dhe jo
individëve. Ky vendim gjykate i
shtrin efektet mbi procedimin në
tërësi dhe mbi vetë organin e
prokurorisë", deklarojnë avokatët.
Sipas tyre, ky vendim ndalon kategorikisht
organin e prokurorisë të
kryejë çdolloj veprimi hetimor ose
akt procedural që pasuron dosjen
hetimore. "Edhe pse prokuroria
deklaron se ka bërë ankim në bazë
të Kodit të Procedurës Penale ky
ankim nuk pengon ekzekutimin e
vendimit të gjykatës. Si përfundim,
çdo akt procedural i ndërmarrë
nga prokuroria pas datës 6 nëntor
2008 është në kundërshtim të
hapur me ligjin dhe Kushtetutën",
shtojnë mbrojtësit ligjor të Bashës
dhe Tomës. Në fund të njoftimit
për shtyp, theksojnë se këto veprime
dhe pretendime antiligjore
dhe antikushtetuese të prokurorisë
manifestojnë në mënyrën më
skandaloze dhe më të paprecedentë
në historinë e drejtësisë shqiptare,
se kemi të bëjmë me një
proces të montuar politik.
Prokuroria: Marrja e Bashës i pandehur është akt procedural
Edhe pse për jo juristët është pak e vështirë për t‘u kuptuar
në "vështrimin" e parë, sepse është një problem specifik
ligjor, na duhet të shpjegojmë se aktet procedurale të formuluara
tani nga Prokuroria siç është pushimi i çështjes për Armand
Telitin dhe Lejla Saraçin, plotësimi i akuzës për Andi Tomën dhe
ngritjen e akuzës për ish-ministrin e Transporteve, aktualisht
ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, janë akte procedurale dhe
jo veprime hetimore, nëpërmjet të cilave prokuroria jep konkluzionet
e saj për këtë çështje dhe ushtron ndjekjen penale në
përputhje me funksionet e saj kushtetuese".
Bashës dhe Andi
Tomës, të dy të pandehur
për abuzimet
e pretenduara nga prokuroria
gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-
Kukës, kanë akuzuar dje Kryeprokuroren
Ina Rama se ka "lajthitur",
duke interpretuar ligjin gabim.
Avokatët Zef Nikaj dhe Genc
Gjokutaj deklaruan se prokuroria
pretendon që njoftimi i akuzës
është akt procedural dhe jo veprim
hetimor, dhe si i tillë mund të
kryhet edhe jashtë afateve. Por
Kodi i Procedurës Penale parashikon
qartë se hetimet përfundojnë
me vendim pushimi ose vendim
për dërgimin e çështjes në gjykatë.
"Ky vendim pushimi ose dërgimi
të çështjes në gjykatë duhet të kryhet
brenda afatit të hetimeve. Por,
për këtë, duhet që paraprakisht të
jetë kryer njoftimi i akuzës së shtetasve,
madje të jenë njohur ata
paraprakisht. Kjo do të thotë që
akti i njoftimit të akuzës duhet
patjetër të kryhet brenda afatit të
hetimeve", pohojnë avokatët. Sipas
tyre, në rastin konkret, bazuar
dhe në vendimin e Gjykatës së Shkallës
së Parë, data e fundit, në të
cilën prokuroria mund të përfundonte
veprimet, ka qenë e enjte,
6 nëntor 2008. Ata këmbëngulin
se çdo njoftim akuze duhej të
bëhej para datës 6 nëntor 2008.
"Tashmë që jemi jashtë afatit të
hetimeve, çdo vendim apo akt
për njoftim akuze është në shkelje
të ligjit dhe përbën një abuzim
flagrant", pohojnë Zef Nikaj dhe
Genc Gjokutaj.
Dosja
Avokatët prononcohen gjithashtu
se procedimi penal për aferat
e pretenduara për ndërtimin e
rrugës Durrës-Kukës është regjistruar
që në muajin janar të vitit
2007. "Bazuar në ligjin procedural
penal, afati normal i hetimit të një
çështjeje është tre muaj. Brenda
këtij afati duhet të përfundojë
hetimi në një nga mënyrat që
parashikon ligji: pushim ose
dërgim të çështjes në gjyq. Nga
ana e prokurorisë janë marrë zgjatje
të njëpasnjëshme të afatit
hetimor, duke e çuar hetimin në
limitet e afatit maksimal 2- vjeçar,
rast ky i paprecedent në historinë
e drejtësisë shqiptare", shtojnë
mbrojtësit ligjorë të Bashës dhe
Tomës. Sipas tyre, Prokuroria e
Përgjithshme, në shkelje të funksioneve
të saj kushtetuese, në
vend të hetimit të shpejtë dhe objektiv
të çështjes, qëllimisht ka
zvarritur përfundimin e saj. Kjo
zvarritje, sipas avokatëve, u vërtetua
përfundimisht në rrugë gjyqësore
me vendimin nr. 1495, datë
18.11.2008 të Gjykatës së Tiranës,
e cila urdhëroi mbylljen e hetimeve
për këtë çështje. "Si pasoje,
çështja në fjalë, për shkak të mos
ushtrimit të ndjekjes penale në
kohë dhe brenda afateve, për
motive qartësisht joligjore dhe me
prapavijë politike, për faj tërësisht
të prokurorisë ka dalë jashtë çdo
lloj shtrati procedural. E gjendur
para kësaj situate, prokuroria në
vazhdën e veprimeve antiligjore
po tenton të mbrojë veprimet e saj
thellësisht arbitrare dhe antiligjore",
pohojnë avokatët.
Hetimet
Zef Nikaj dhe Genc Gjokutaj
kanë "luajtur" me pretendimet e
prokurorisë se ish-ministri, sipas
akuzës, mund të merret i pandehur,
pasi për të nuk ka vendosur
Gjykata e Lartë. "Për sa i përket
pretendimit që vendimi i gjykatës
nr. 1495, datë 18.11.2008, nuk i
shtrin efektet mbi zotin Basha, ky
është një pretendim absurd, jo
logjik dhe joligjor. Gjykata ka vendosur
të mos zgjasë afatin e hetimit
për procedimin penal nr.1 të vitit
2007, pra gjykata i është referuar
çështjes hetimore në tërësi dhe jo
individëve. Ky vendim gjykate i
shtrin efektet mbi procedimin në
tërësi dhe mbi vetë organin e
prokurorisë", deklarojnë avokatët.
Sipas tyre, ky vendim ndalon kategorikisht
organin e prokurorisë të
kryejë çdolloj veprimi hetimor ose
akt procedural që pasuron dosjen
hetimore. "Edhe pse prokuroria
deklaron se ka bërë ankim në bazë
të Kodit të Procedurës Penale ky
ankim nuk pengon ekzekutimin e
vendimit të gjykatës. Si përfundim,
çdo akt procedural i ndërmarrë
nga prokuroria pas datës 6 nëntor
2008 është në kundërshtim të
hapur me ligjin dhe Kushtetutën",
shtojnë mbrojtësit ligjor të Bashës
dhe Tomës. Në fund të njoftimit
për shtyp, theksojnë se këto veprime
dhe pretendime antiligjore
dhe antikushtetuese të prokurorisë
manifestojnë në mënyrën më
skandaloze dhe më të paprecedentë
në historinë e drejtësisë shqiptare,
se kemi të bëjmë me një
proces të montuar politik.
Prokuroria: Marrja e Bashës i pandehur është akt procedural
Edhe pse për jo juristët është pak e vështirë për t‘u kuptuar
në "vështrimin" e parë, sepse është një problem specifik
ligjor, na duhet të shpjegojmë se aktet procedurale të formuluara
tani nga Prokuroria siç është pushimi i çështjes për Armand
Telitin dhe Lejla Saraçin, plotësimi i akuzës për Andi Tomën dhe
ngritjen e akuzës për ish-ministrin e Transporteve, aktualisht
ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, janë akte procedurale dhe
jo veprime hetimore, nëpërmjet të cilave prokuroria jep konkluzionet
e saj për këtë çështje dhe ushtron ndjekjen penale në
përputhje me funksionet e saj kushtetuese".