Rriten shitjet në tregti, por edhe punësimi
Kriza që ka përfshirë
ekonomitë më të mëdha të
botës nuk ka dhënë asnjë efekt
negativ për vendin. Tregtia e
shitblerjes me pakicë nuk ka
ndikuar nga kriza financiare në
botë, ndërsa sektorë të ndryshëm
kanë njohur rritje në shifra
të konsiderueshme. Instituti
i Statistikave raportit këto ditë
se, gjatë periudhës korrik-shtator
2008, indeksi i volumit të
shitjeve në tregtinë me pakicë
në tremujorin e tretë të 2008
arriti 179.8 për qind, kundrejt
vitit bazë (2005). Krahasuar me
të njëjtën periudhë të vitit
paraardhës, indeksi i volumit
të shitjeve në tregtinë me pakicë
është rritur me rreth 22 për
qind, por nëse e krahasojmë
me tremujorin paraardhës, indeksi
regjistron një rritje më të
vogël, afërsisht 4,4 për qind.
Konkretisht, në grupin "Artikuj
të përzier, kryesisht ushqimore
në njësi tregtare jo të specializuara",
shitjet kanë pësuar një
rritje prej rreth 7.6 për qind,
duke konfirmuar kërkesën e
vazhdueshme të konsumatorit
për mallra bazë ushqimorë. Po
për të njëjtën periudhë të vitit,
pra korrik-shtator 2008, INSTAT
raporton se, në grupin "Tregtia
dhe riparimi i automjeteve" indeksi
i volumit të shitjeve është
ulur 1 për qind, krahasuar
me tremujorin paraardhës.
Paralelisht me rritjen e shitjeve
ka ecur dhe punësimi në sektorin
privat. Indeksi i punësimit
në "Tregtinë me pakicë" në
tremujorin e tretë të këtij viti
arriti 175.1 për qind kundrejt
vitit 2005. Nëse bëjmë një krahasim
me një vit më parë, ky
indeks është rritur me rreth
16.7 për qind. Ndërkaq, në
grupin "Tregtia dhe riparimi i automjeteve"
indeksi i punësimit
arriti 160.7 për qind, me rritje
5.4 për qind, kundrejt periudhës
korrik-shtator 2008.
ekonomitë më të mëdha të
botës nuk ka dhënë asnjë efekt
negativ për vendin. Tregtia e
shitblerjes me pakicë nuk ka
ndikuar nga kriza financiare në
botë, ndërsa sektorë të ndryshëm
kanë njohur rritje në shifra
të konsiderueshme. Instituti
i Statistikave raportit këto ditë
se, gjatë periudhës korrik-shtator
2008, indeksi i volumit të
shitjeve në tregtinë me pakicë
në tremujorin e tretë të 2008
arriti 179.8 për qind, kundrejt
vitit bazë (2005). Krahasuar me
të njëjtën periudhë të vitit
paraardhës, indeksi i volumit
të shitjeve në tregtinë me pakicë
është rritur me rreth 22 për
qind, por nëse e krahasojmë
me tremujorin paraardhës, indeksi
regjistron një rritje më të
vogël, afërsisht 4,4 për qind.
Konkretisht, në grupin "Artikuj
të përzier, kryesisht ushqimore
në njësi tregtare jo të specializuara",
shitjet kanë pësuar një
rritje prej rreth 7.6 për qind,
duke konfirmuar kërkesën e
vazhdueshme të konsumatorit
për mallra bazë ushqimorë. Po
për të njëjtën periudhë të vitit,
pra korrik-shtator 2008, INSTAT
raporton se, në grupin "Tregtia
dhe riparimi i automjeteve" indeksi
i volumit të shitjeve është
ulur 1 për qind, krahasuar
me tremujorin paraardhës.
Paralelisht me rritjen e shitjeve
ka ecur dhe punësimi në sektorin
privat. Indeksi i punësimit
në "Tregtinë me pakicë" në
tremujorin e tretë të këtij viti
arriti 175.1 për qind kundrejt
vitit 2005. Nëse bëjmë një krahasim
me një vit më parë, ky
indeks është rritur me rreth
16.7 për qind. Ndërkaq, në
grupin "Tregtia dhe riparimi i automjeteve"
indeksi i punësimit
arriti 160.7 për qind, me rritje
5.4 për qind, kundrejt periudhës
korrik-shtator 2008.