Momentet e përleshjes me vrasësin e motrës, si e dallova në polici mes 150 të shoqëruarve

Lumturi Gjanaj
E ka parë gjatë dhe disa herë pas xhamave të errët. Aty ku policia i nxori orë pas ore të plagosurës Lumturi Gjanaj 150 të dyshuar si autorë të vjedhjes, me pasojë vdekjen e motrës së saj, Fatbardha Tafaj.
Në mes tyre, ajo veçoi 20-vjeçarin Aldo Hoxha. “Unë mbaj mend vetëm njërin; atë që ishte me kapele jeshile. I pari ishte me skafandër në kokë dhe nuk e hoqi. Ai po i jepte motorit, por nuk ia mbaj mend veshjen. I dyti ishte pas tij në motor, që zbriti për të na grabitur. Ai ishte veshur me bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe shapka. Ai nuk mbante skafandër, por një kapele jeshile. Ajo madje i ra në tokë gjatë përleshjes. Nuk pata shumë kohë që të fiksoj me detaje fytyrën e vrasësit, pasi po përpiqesha të shpëtoja jetën e motrës, të djalit të saj dhe veten. Por, e kam parë, sado që kalimthi dhe jo me aq detaje. E dallova në mes 150 personave që më nxori përpara policia për identifikim. Është ai që tashmë është arrestuar, Aldo Hoxha. Gjatësia e trupit, tiparet e imëta dhe silueta e tij më bëjnë të besoj se ai është”, thotë Lumturi Gjanaj. Beson, por sa e sigurt është ajo, se ky djalë, Aldo Hoxha, është plagosësi i saj dhe vrasësi i motrës? Përgjigjja gjendet në vijimësi të intervistës që ajo dha për gazetën “Panorama”, duke nisur që nga gjendja shëndetësore e saj…
Si jeni me shëndetin pas plagosjes që pësuat gjatë grabitjes që ju bënë me thika, ku mbeti e vrarë edhe motra juaj, Fatbardha?
Siç e sheh, krahun vazhdoj ta kem të fashuar. Kam marrë dy goditje në krah. Njërën e kam në pjesën e sipërme, ndërsa tjetrën më poshtë. Te kjo pjesa e poshtme, thika ka kapur një tendinë, e cila ka ndikuar në lëvizjen e gishtave të dorës. Ditët e para nuk i lëvizja dot, ndërsa tani kam problem vetëm me gishtin e vogël. Megjithatë, kjo është diçka që do të më kalojë me kohën. Plagët do të më shërohen. Por plaga që do të më ngelet gjithnjë hapur, është vrasja e motrës sime.
Është aluduar shumë se si ka ndodhur vrasja, por ju nuk keni folur asnjëherë në publik. Realisht, çfarë ndodhi në “xhiron e fundit” me motrën tuaj?
Pas shumë kohësh, pasi Bardha (Fatbardha) ishte në emigracion, në Itali, më në fund po kalonim dy ditë bashkë…
(Intervisten e plote te motres se viktimes, Fatbardha Tafaja, te plagosures, Lumturi Gjanaj e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)