19 të ndëshkuar në një ndeshje
Ka përfunduar me 19 të ndëshkuar me kartonë të kuq ndeshja e divizionit të parë rajonal të Kadiçe mes Rekreativo Linense dhe Saladilo de Algeçiras. Sipas së përditshmes "Marca", në minutën e 54‘, kur Rekreativo Linense fitonte 1-0 dhe një lojtar i saj kishte dalë me karton të kuq, ka shpërthyer një sherr mes futbollistit të Rekreativos, Fransis, dhe kundërshtarit David Aguilar. Në të kanë ndërhyrë edhe lojtarë të tjerë, të cilët janë ndëshkuar e kartonë të kuq. Për këtë arsye, ndeshja është pezulluar.