E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani do Agerin nga Liverpuli

Milani kërkon përforcime në mbrojtje dhe i hedh sytë nga Liverpuli. Interesimi i kuqezinjve është për mbrojtësin qendror, Daniel Ager. Ndërkohë që Galiani po mendon edhe për Andrea Dosenën, mesfushorin e majtë, që po gjen pak hapësirë te skuadra e Benitez. Milani ka gati një ofertë prej 8-9 milionë eurosh për kartonin e Ager. Mësohet se kuqezinjtë janë në ankth për Devid Bekham, i cili është në dyshim për ndeshjen e sotme ndaj Hamburgut. Anglezi ka pësuar një dëmtim në muskul.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›