Reali ofron Van der Vart për Diegon
Reali i Madridit kërkon më shumë fantazi dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po studiojnë pistën "Diego". Për të afruar në "Santiago Bernabeu" brazilianin e Verder Bremenit, ata janë të gatshëm të rikthejnë në kampionatin gjerman, Rafael Van der Vart. Holandezi pritet të rikthehet në Bundesligë pas vetëm gjysmë sezoni në Spanjë, ku me paraqitjet e dobëta ka qenë në qendër të kritikave. Edhe pse u afrua me shumë bujë nga Hamburgu gjatë merkatos së verës, Van der Vart nuk i ka bindur drejtuesit madrilenë dhe sipas "Bild" gjasat janë që ai të largohet. Nëse merkato e janarit do të sjellë fundin e aventurës së "tulipanit" në La Liga, atëherë tekniku Huande Ramos ka këmbëngulur që të gjendet një zëvendësues i përshtatshëm. Drejtuesi i stolit "merengues" ka hedhur idenë e shkëmbimit "kokë për kokë" dhe Diego është alternativa e preferuar. Prej shumë kohësh, në gjurmët e fantazistit ka qenë Atletiko e Madridit, por Reali cilësohet si stacion i rëndësishëm për brazilianin. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t‘u transferuar te një prej "big"-ëve në kontinent dhe kampionët e Spanjës janë ëndërr e çdo futbollisti.
Van der Vart ka konfirmuar klasin e lartë në "Bernabeu", por i ka munguar vazhdimësia në paraqitjet pozitive. Zërat se ai mund të largohej kanë filluar afro një muaj përpara hapjes së merkatos. Ndërkohë, në anën tjetër, Diego ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve të mëdha evropiane, ku padyshim që më kryesoret janë Juventusi dhe Interi në Serinë A. Ai ka shkëlqyer te Verder, skuadër ku kaloi në vitin 2006 nga Porto, megjithatë ka pritur ofertën e duhur financiare përpara se t‘i jepte lamtumirën klubit. Skuadra gjermane, kurrsesi nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj idesë së shkëmbimit Diego-Van der Vart, pasi ata kanë shansin të marrin në këmbim një prej lojtarëve më të mirë të Bundesligës, gjatë periudhës kur përfaqësohej me Hamburgun. Besohet se palët do të tentojnë të gjejnë akordin që prej merkatos së dimrit, por nëse kjo nuk realizohet ato mund t‘i shtyjnë bisedat deri në fund të sezonit.
Uallkot
Një tjetër yll që mund të pasurojë kontingjentin e Realit të Madridit është edhe Teo Uallkot. Arsenali vazhdon të mos i ofrojë lojtarit të përfaqësueses angleze rinovimin e kontratës dhe prej këtij hezitimi, klubi londinez rrezikon të humbasë shërbimet e sulmuesit. Lajmi është publikuar nga tabloidi britanik "Daily Mirror". Kontrata e ish-lojtarit të Sauthhempton në "Emirates Stadium" skadon në verën e vitit 2010 dhe 19-vjeçari është i zhgënjyer që Arsen Venger nuk e mbajti premtimin për t‘i ofruar një marrëveshje të re. Uallkot mund të largohet nga "topçinjtë" duke shfrytëzuar rregulloren e FIFA-s dhe shifra që klubet e interesuara duhet të paguajnë është 400 mijë sterlina (afro 500 mijë euro). Për sulmuesin që në vitin 2006 u ble 5.5 milionë euro, përveç Realit në garë janë edhe Çelsi e Mançester Siti.