E Diel, 1 Nëntor 2026

Ju dezinformoni, projektet sjellin energji dhe punësim

Ju të Shekullit vazhdoni të dizinformoni shqiptarët. O shqiptarë, në çdo rast, kompanite që marrin të drejtën për të ndërtuar ato projektet për energji, kanë në kontrata sasitë që do përdoren për tregun vendas. Ndotja që pretendoni ju, është përrallë pa mbret, pasi njëri projekt (shumë i madh) është për prodhim energjie nga era, çfarë ndotje do të bëhet aty?

Projekti i dytë do të jetë nje projekt gjigand qe do te behet duke respektuar te gjithe rregullat per ambientin.Pse do të ndalim zhvillimin e Shqiperisë (mos harroni, cdo gje sot behet per te siguruar energjine), per shkak se duhet të presim nja dy pemë?

Përveç kësaj, projektet e mëdha Berisha-Berluskoni janë burim punësimi për shqiptarët dhe Shqipëria do të marrë rëndësi të madhe në rajon dhe më gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›