Niazi Jaho: “Dialogu nuk duhet të zhbëjë transparencën”
Intervistë me konstitucionalistin Niazi Jaho
Z. Jaho, në aspektin ligjor të problemit do të dëshironim të dinim mendimin tuaj lidhur me një çështje mjaft të debatueshme. Konkretisht, a do të kishte të drejtë një komision hetimor parlamentar që të këqyrte edhe fletët e votimit që ndodhen në kutitë e mbyllura?
Për këtë çështje jam shprehur edhe më parë. Fletët e votimit janë pjesë përbërëse në zinxhirin e dokumentacionit zgjedhor. Në këtë vështrim, nëse komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve lejohet të këqyrë dokumentacionin zgjedhor, nuk ka arsye të përjashtoheshin fletët e votimit me justifikimin se ato do të digjen. Është e vërtetë se, sipas nenit 178, pika 6 të Kodit Zgjedhor (dispozitë kalimtare), fletët e votimit dhe kundërfletët digjen në mbikëqyrjen e KQZ-së, por derisa ky veprim ende nuk është kryer, ato nuk pushojnë së qeni dokumente zyrtare.
Duhet pasur parasysh faktin se komisionet hetimore parlamentare nuk janë komisione të zakonshme, por një instrument mjaft i rëndësishëm kontrolli i Legjislativit. Pikërisht për këtë arsye, ligji u njeh atyre të drejtën e zbatimit të normave të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa në Vendimin Nr. 18, dt. 14.05.2003 të Gjykatës Kushtetuese, që interpretoi nenin 77, pika 2 të Kushtetutës, thuhet: “Ato ushtrojnë edhe kompetenca gjyqësore apo quasi gjyqësore” (Vëll. i Vend. të Gj. K., viti 2003, fq. 95).
A kishte të drejtë KQZ-ja t’i digjte fletët e votimit?
Po. Këtë të drejtë, siç përmendëm edhe më lart, ia ka dhënë neni 178 i Kodit Zgjedhor. Po përse ato deri sot nuk janë djegur? Arsyen e gjejmë në deklaratat e kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani, se kjo ka ndodhur “për shkak të situatës së acaruar politike”, “për të mos i hedhur benzinë zjarrit”, si dhe për faktin se për afatin e djegies nuk thuhet gjë në ligj. Ligjbërësi ka dashur që fletët e votimit të digjen, sepse janë tepër voluminoze dhe nuk do të kishte kuptim të mbaheshin për afate të gjata. Ka mendime se këqyrjen e fletëve të votimit e ndalojnë disa dispozita të Kodit Zgjedhor. Midis tyre përmenden nenet 116, 117, 118, 138 të këtij kodi. Po ç’janë këto nene? Në nenin 116 bëhet fjalë për procedurën që ndiqet gjatë numërimin të votave. Në nenet 117 dhe 118 përcaktohen llojet e votave dhe kriteret e numërimit të tyre, ndërsa neni 138, pika 3, ka të bëjë me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara, kërkesë kjo që mendojmë se detyrimisht duhej pranuar. Madje mund të thuhet se mospranimi i saj u shoqërua në fakt me pasoja të rënda. KQZ-ja dhe kolegji zgjedhor, siç dihet, shqyrtuan të gjitha ankesat dhe dhanë vendimet përkatëse. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve u shpall. Asnjë nga dispozitat e mësipërme edhe të tjera nuk e ndalojnë këqyrjen e fletëve të votimit në kushtet kur misioni vendimmarrës i KQZ-së dhe i Kolegjit Zgjedhor lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit ka mbaruar, kur vendimet e tyre kanë kohë që kanë marrë formë të prerë, kur vetë në nenin 77, pika 2 të Kushtetutës thuhet se, përfundimet e komisionit hetimor “nuk janë detyruese për gjykatat”, kjo do të thotë se komisioni parlamentar gjatë hetimit mund të konstatojë edhe shkelje të rënda, por ato nuk mund të përbëjnë shkak për të cenuar, ndryshuar apo anuluar vendimet e mësipërme dhe përllogaritjen e mandateve.
Ka mendime se këqyrja e fletëve të votimit bie ndesh me parimet kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, madje këto ditët e fundit u dëgjuan edhe zëra se komisioni hetimor nuk ka të drejtë të këqyrë as dokumentacionin tjetër me arsyetimin se në mbështetje të tyre janë dhënë si vendimet e KQZ-së, dhe ato të Kolegjit Zgjedhor. ǒmendoni për këtë?
Kam bindjen se këqyrja e dokumentacionit zgjedhor përfshin edhe fletët e votimit dhe nuk cenon asnjë parim kushtetues, asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, asnjë dispozitë të Kodit Zgjedhor dhe asnjë dispozitë të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.
Sipas jush, çfarë do të konsiderohej jokushtetuese?
Për këtë nuk është e nevojshme të shprehim mendime personale apo subjektive. Këtë na e kanë bërë të qartë disa vendime të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë vështrim mund të thuhet pa hezitim se komisioni i ngritur për hetimin e zgjedhjeve nuk do të duhej që në objektin e tij të parashikonte: a) ngritjen e akuzave penale, kompetencë kjo ekskluzive e organeve të Prokurorisë; b) shqyrtimin dhe vlerësimin e bazueshmërisë ligjore të marra nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë; ç) shqyrtimin dhe vlerësimin e bazueshmërisë ligjore të vendimeve të Prokurorisë ose të çdo gjykate tjetër, nëse eventualisht ato kanë shqyrtuar ose janë duke shqyrtuar çështje që kanë lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu për shembull rasti “Ruzhdie”.
A mund të përmendni ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të të cilit ju arrini në këtë përfundim?
Në radhë të parë është Vendimi Nr. 18 që përmendëm më lart dhe që interpreton në mënyrë të qartë, të plotë dhe pa ekuivoke nenin 77, pika 2 të Kushtetutës. Fill pas këtij vendimi me rëndësi të veçantë paraqiten dhe dy vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese, ato me numër 26, dt. 04.12.2006 dhe numër 12, dt. 20.05.2008, që kanë të bëjnë me komisionet hetimore që u ngritën për shkarkimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm, zotit Sollaku. Të dyja këto raste u bënë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese dhe në të dyja rastet u vendos zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave midis Kuvendit dhe Prokurorisë në favor të kësaj të fundit. Edhe arsyetimi në dy vendimet e mësipërme është i njëjtë. Gjykata u shpreh se Kuvendi nuk është kompetent të shqyrtojë dhe të vlerësojë bazueshmërinë ligjore të vendimeve të marra nga prokurori, siç janë ato të fillimit apo mosfillimit të çështjes penale, të pushimit apo pezullimit të saj, të dërgimit në gjyq apo të caktimit të masës së sigurimit etj. (shih Vëll. e Vend. të GJ. K. të viteve 2006 dhe 2008, përkatësisht faqet 249 dhe 130). Më në fund mund të përmend edhe vendimin e datës 5.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese, që zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencave midis Kuvendit dhe Bashkisë së Tiranës në favor të Bashkisë, me arsyetimin se objekti i hetimit të Komisionit Hetimor nuk kishte respektuar kriteret e sanksionuara në nenin 77 të Kushtetutës. Në këtë vendim thuhet se (objekti i veprimtarisë së komisionit hetimor nuk përputhet me funksionin dhe qëllimin e kontrollit parlamentar se kjo mosmarrëveshje kompetencash u shkaktuan si pasojë e faktit se vendimet e KRRT-së u konsideruan të paligjshme nga komisioni hetimor, gjë që u konfirmua dhe në vendimin e Kuvendit). E njëjta gjë mund të ndodhte edhe me Komisionin Parlamentar të hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, nëse në objektin e tij do të parashikohej shqyrtimi dhe vlerësimi i bazueshmërisë ligjore të vendimeve të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor.
Si shpjegohet që të njëjtën çështje ligjore, ndryshe e trajtoni ju dhe ndryshe ndonjë jurist tjetër?
Kjo është normale. Edhe midis juristëve, për të njëjtën çështje, ka mendime të ndryshme. Mendimi ndryshe duhet respektuar edhe kur mund të mos jesh dakord me të. E rëndësishme është që të paraqiten argumente ligjore, duke iu shmangur politizimit të problemit. Nuk përbën asnjë shqetësim nëse për të njëjtën çështje mund të shprehen mendime të ndryshme. Ajo që tërheq vëmendjen dhe që vazhdon të jetë shqetësuese është debati juridik relativisht i kufizuar.
Në të kaluarën, a është ngritur ndonjë komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve?
Po. Me sa më kujtohet, në tremujorin e fundit të vitit 2005 është ngritur një komision për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut të vitit 2005, por hollësi lidhur me veprimtarinë e tij nuk di.
A mund të shprehni ndonjë mendim lidhur me rezultatin që mund të arrihet në Strasburg për transparencën e zgjedhjeve të kërkuara nga opozita?
Si edhe të tjerët, shpreh vetëm dëshirën që dialogu të jetë rezultativ dhe të çojë në transparencën e zgjedhjeve. E rëndësishme është që kjo marrëveshje të jetë e pranueshme nga të dyja palët.
21 Maj 2010