1974 - Perëndimi “shqetësohet” për mungesën e Beqir Ballukut
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tiranë, 5 shtator 1974 - Gjeneralkolonel Beqir Balluku nuk është shfaqur në publik prej 18 qershorit dhe disa analistë perëndimorë tashmë kanë nisur të dyshojnë për këtë mungesë të gjatë të ministrit shqiptar të Mbrojtjes. Edhe pse shumica e botës nuk e njeh emrin e tij, Beqir Balluku ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes në Republikën Popullore të Shqipërisë që prej vitit 1953 dhe ka qenë njëkohësisht zëvendëskryeministër nga viti 1954. Balluku ka qenë anëtar i Byrosë Politike këto 25 vitet e fundit. Që kur ai iu bashkua lëvizjes komuniste të Shqipërisë më 1941, ai ka qenë një nga anëtarët më të suksesshëm të institucionit komunist shqiptar. Ngritja e tij në fushën ushtarake të regjimit ka qenë e shkëlqyer. Si komisar politik i një brigade dhe më pas si shef i stafit të reparteve të ndryshme, Balluku mori pjesë në luftën kundër pushtuesve italo-gjermanë në vendin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si komisar i trupave të para të armatosura komuniste, më 1945, ai u bë anëtar i gjykatës speciale ushtarake e ngritur për të çliruar Shqipërinë nga të gjithë “kriminelët e luftës” dhe “pushtuesit e huaj”, një kategori kjo që përfshinte të gjithë armiqtë e vërtetë dhe imagjinarë të regjimit të ri komunist. Deri në atë kohë, si një funksionar i pastër ushtarak, më 1948-n Balluku u përfshi në udhëheqjen më të lartë të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe në të njëjtin vit u zgjodh shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të vendit. Pesë vjet më vonë ai u ngjit në rangun më të lartë të drejtimit, kur mori pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, një vend, nga i cili nuk lëvizi 20 vitet e fundit. Mosshfaqja e Ballukut në publik për një periudhë prej më shumë se dy muaj e gjysmë ka ngjallur së fundmi dyshimet për rolin e tij në hierarkinë qeverisëse vendase. Për më tepër, një numër zhvillimesh të pazakonta, të cilat ndodhën gjatë së njëjtës periudhë, sugjerojnë se në hierarkinë më të lartë ushtarake shqiptare po ndodhin ndryshime. Ajo çka konfirmojnë analistët e huaj është se ministri i Mbrojtjes është parë për herë të fundit gjatë seancës hapëse të legjislaturës së shtatë të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, më 18 qershor, e cila ka pothuajse rolin e Parlamentit. Një lajm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), i cili e renditi Ballukun në vendin e gjashtë mes udhëheqësve të pranishëm në seancë, ishte dhe informacioni i fundit për ministrin shqiptar të Mbrojtjes që mbahet mend. Rreth dy javë më vonë, më 10 korrik, Ushtria e Shqipërisë festoi 31-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast në Tiranë u vu re mungesa e ministrit të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, përfaqësuesi më i lartë ushtarak ishte gjenerallejtnant Petrit Dume, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Fjalimin kryesor gjatë ceremonisë e mbajti Hito Çakoja, shefi i kryesisë politike të Ushtrisë. Nga fundi i muajit korrik, Komiteti Qendror i PPSH-së mbajti plenumin e pestë të tij nën udhëheqjen e Sekretarit të Parë, Enver Hoxha. Sipas një lajmërimi të shkurtër zyrtar, plenumi “këqyri raportin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror në lidhje me problemin e forcimit të mëtejshëm të mbrojtjes së vendit, e diskutoi atë gjerësisht, dhe miratoi masat që lidheshin me të. Ky ishte takimi i parë i KQ të PPSH-së prej shumë vitesh ku analizoheshin çështjet e ushtrisë. Për plenumin nuk pati detaje të tjera, përveç se takimi u drejtua nga Hoxha, i cili mbajti dhe një fjalim të rëndësishëm. Katër ditë pas plenumit, në Tiranë u festua 47-vjetori i Ushtrisë Çlirimtare të Kinës. Në ceremoni morën pjesë një numër i madh oficerësh të lartë shqiptarë, të kryesuar nga Dilaver Poçi, i njohur si drejtor i kryesisë politike të Ushtrisë dhe Sami Metollari, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Analistët e skenës shqiptare jashtë vendit tani nisën të kuptonin se në ushtrinë shqiptare po gatuhej diçka. Më pak se një muaj më parë, dy vendet e sipërpërmendura mbaheshin ende respektivisht nga Hito Çakoja dhe Petrit Dume. Për më tepër, dy të emëruarit e rinj kanë pasur më parë poste të rëndësishme në hierarkinë ushtarake dhe ndërsa Dilaver Poçi ka qenë një anëtar i Komitetit Qendror, nuk ka asnjë informacion për pozicionin e mëparshëm të Sami Metollarit. Por si ndikuan lëvizjet në ushtri pozicionet e Çakos dhe Dumes? Dume u emërua më 30 korrik si zv/ministër i Mbrojtjes, një vend të cilin ai e mbajti prej 1957-s. Një ditë më vonë, Çako u përmend në lajme se tashmë për të ishte rezervuar një tjetër vend. Kështu, ndërsa ushtria shqiptare kishte pësuar një tronditje të fortë, shumë nga funksionarët kryesorë në fakt u ngritën në detyrë. Me që ra fjala, dy udhëheqësit ushtarakë që përfituan më shumë nga këto zhvillime ishin Dume dhe Çako, të cilët kryesuan gjithashtu dhe delegacionin ushtarak shqiptar në Kinë dhjetorin e shkuar. Humbësi më i madh, me sa duket, është Balluku, i cili nuk është parë në publik që prej mesit të qershorit dhe nuk dihet ende gjë rreth fatit të tij. Një ushtarak, i cili ishte mes oficerëve kryesorë shqiptarë të shkolluar në Bashkimin Sovjetik, Balluku ishte këto 15 vitet e fundit më afër mbështetjes ushtarake dhe politike për Kinën. Ai ishte shumë aktiv gjatë vizitave të shumta ushtarake të delegacioneve të larta shqiptare gjatë asaj periudhe dhe një nga momentet më të shquara të misionit të tij ushtarak ishte vizita në Pekin në nëntor 1972. Ngrihet pyetja nëse rënia e tij ka ardhur për shkak të dyshimeve të mundshme brenda ushtrisë ndaj këshillave të vazhdueshme të tij për varësinë totale tek Pekini në çështjet politike, ekonomike dhe ushtarake. Delegacioni shqiptar në Pekin kryesohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Petrit Dume, përfshirë dhe udhëheqësit Hito Çako, atëherë drejtori i dikasterit politik të ushtrisë dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Arif Hasko. Haskoja është mes funksionarëve më të lartë ushtarakë, emri i të cilit është zhdukur nga lajmet këto muajt e fundit. Në vitet 1952-53, Balluku ishte gjithashtu i pranishëm gjatë një trajnimi të drejtuesve të lartë ushtarakë në Akademinë Ushtarake të Moskës dhe emërimi i tij si ministër i Mbrojtjes u bë ndërsa ai ishte akoma në Bashkimin Sovjetik. Ka shumë pak shanse të tjera që zhdukja nga skena politike e Ballukut të ketë ardhur për shkaqe të tjera, siç mund të jetë sëmundja. Sidoqoftë, të gjitha këto dyshime do të bien në fillim të tetorit, kur zhvillohen dhe zgjedhjet për deputetët e Kuvendit të ri Popullor, që do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë. Nëse Balluku, i cili është një deputet i vjetër i Shkodrës, nuk do të zgjidhet deputet i organit të ri legjislativ, atëherë zërat për spastrimin e tij do të konfirmohen.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010