E Shtunë, 31 Tetor 2026

UFO mbi shtëpinë e ministrit britanik?

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër - Zgjedhjet e përgjithshme elektorale të 1997 nuk ishin shqetësimi i vetëm i Toni Blerit dhe laburistit të ri Michael Hovard. Shumë dëshmitarë këmbëngulnin se ata kishin parë një disk fluturues mbi shtëpinë e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, dy muaj përpara se partia e tij konservatore të humbiste zgjedhjet. Objekti i stërmadh me formë trekëndore, sa dyfishi i përmasave të një avioni të madh, qëndronte pezull mbi një shtëpi në Folkestone, Kent, sipas një raporti konfidencial të lëshuar nga dosjet e Arkivës Kombëtare të Ministrisë së Mbrojtjes. 6000 faqet e raportit sekret që kishin mbledhur informacion nga viti 1994-2000, përfshinte dhe pretendimin e një polici se ai kishte vënë re një disk fluturues, që vërtitej mbi fushën stërvitore të ekipit të Çelsit në mars 1999. Anija e tyre kishte drita në skaje dhe një dritë gjigante përpara. Dëshmitarët pretendojnë se ajo fluturoi sipër shtëpisë së ministrit Hovard dhe, me sa duket, kishte qëndruar për një kohë të gjatë duke e monitoruar atë. Dosjet sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë skica dhe vizatime të diskut fluturues. Një nga këto vizatime është bërë nga një dëshmitar që pretendon se ka parë një disk fluturues me drita të kuqe të fluturonte mbi Colsterëorth në Lincolnshire. Mes dëshmitarëve të cituar në këto dosje ishte dhe Sophie Ëadleigh, 25 vjeçe, nga Hythe. “Ishte shumë e veçantë dhe kishte një zhurmë të jashtëzakonshme”, - tha ajo. “Ndërsa pashë drejt fushës pashë një disk fluturues të gjatë rreth 300 metra, i cili qëndronte pezull mbi tokë. Ji Lane, 23 vjeçe, e cila jetonte afër shtëpisë së ministrit Hovard, tha: “Ishte çmenduri, unë po merrja të pija diçka në kuzhinë dhe pashë disa drita të çuditshme në qiell mbi fushën në anën tjetër të rrugës”. Christopher Lee, 27 vjeç, i cili kishte vënë re të njëjtin objekt tha se ajo ishte shumë herë më e gjatë se një avion normal dhe u zhvendos me shumë shpejtësi. Por unë nuk ia kam idenë se çfarë ishte”. Një tjetër dëshmitar anonim tha: “Ishte thjesht diçka në formë trekëndëshe, e cila ishte pak a shumë në formën e një aeroplani. Kishte drita brenda dhe jashtë dhe një disk në pjesën e fundit të tij. U frikësova me të vërtetë nga ajo që pashë dhe ju them se më përpara nuk do ta besoja kurrë diçka të tillë”. Chris Rolfe, nga Instituti i Monitorimeve të UFO-ve në Kent, hetoi mbi pamjet që iu shfaqën qytetarëve të kësaj zone të Britanisë së Madhe. Ai dorëzoi një raport të detajuar të pamjeve të 8 marsit 1997 së bashku me një raport ku shkruhej se ndoshta, UFO-t po ndiqnin ministrin e Brendshëm britanik. Forcat Ajrore nisën menjëherë një hetim për pamjet, por nuk gjetën asgjë që ti shpjegonte ato. Hetimi i autoriteteve ushtarake tha se “nuk kishim të bënim me asnjë incident sigurie”, përfshirë dhe zotin Hovard apo “ndonjë veprimtari të tjetër ushtarake të raportuar diku gjetkë”. Raporti shtoi se hetime të mëtejshme konfirmuan faktin se në atë zonë nuk ka pasur asnjë fluturim mbi këtë zonë, qoftë civil apo ushtarak, që mund të ishte ngatërruar me diskun fluturues të parë nga dëshmitarët. Përgjigjet e hetimit të MM-së Britanike nuk përmendnin rrezikun për sigurinë e liderit të konservatorëve.

Ky lajm është publikuar: 19/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›