Alma dhe Nertila Seferaj, Romantizmi në piano dhe violinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Rikthehen pas shumë vitesh në Shqipëri, për të falënderuar, por edhe për të ndryshuar mendimin e një muzike klasike të mërzitshme. Alma dhe Nertila Seferaj janë të parat motra që luajnë bashkë muzikë klasike. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në Gjermani, vend ku kanë jetuar dhe studiuar prej shumë vitesh dhe pasi prekën skena të njohura jashtë Shqipërisë, dy vajzat vijnë në një koncert, sonte në mbrëmje në hotel Rogner. “Ne kemi ikur në moshën 17 vjeçare nga Shqipëria, dhe të gjitha mësimet i kemi marrë këtu, formimin muzikor. Kemi dhënë jashtëzakonisht shumë koncerte jashtë, shumë koncerte, ndërsa këtu nuk kemi dhënë asnjë koncert, qoftë për të falënderuar ata që na kanë dhënë këtë formim, që na kanë ndenjur pranë, që na kanë ndihmuar. Nuk na kanë dëgjuar në vendin tonë dhe kjo është diçka që na mungonte”, tregon Nertila, motra më e vogël. Ndërsa Alma tregon se motivet e saj janë krejt ndryshe nga motra pianiste. Ajo pohon se motivi që e ka shtyrë të kthehet në Shqipëri është, “Unë kam një dëshirë shumë të madhe që të angazhohem sa më shumë në jetën kulturore shqiptare, duke bashkëpunuar me sa më shumë artistë shqiptarë, duke dhënë diçka të re, duke dhënë edhe unë kontributin tim me sa kam mundësi unë sepse Shqipëria është një vend i vogël, por ka mundësi të bëhet edhe më mirë, ka mundësi të rritet niveli, të ketë interes edhe nga njerëzit e thjeshtë, të bëhet më popullore muzika klasike sepse është pak e ngurtësuar”... Ndërsa do të na servirin tingujt e muzikës klasike, por alegro, dy vajzat do të interpretojnë në dy instrumentë shumë romantikë, siç janë piano dhe violina....
Jeni në emocionet e koncertit që do të jepni mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe sapo keni mbërritur nga Gjermania. Na tregoni pak se si ju lindi idea për tu rikthyer në Shqipëri me një koncert të përbashkët?
Alma: Koncerti është ideuar nga ne të dyja në fakt, përmban vepra klasike, romantike. Repertorin e kemi zgjedhur me kujdes, që mos të jetë i rëndë, meqenëse është prezantimi ynë i parë jemi përpjekur që mos të jetë muzikë e rëndë apo e vrazhdë, por të jetë një muzikë sa më e qeshur, sa më alegro.
Ku do të mund të shijojmë muzikën tuaj, të dy motrave të talentuara që kthehen në Shqipëri pas sukseseve të arritura në Gjermani?
Alma: Shfaqja është sonte në orën 19:00 në hotel “Rogner”. Muzika do të jetë nga epoka dhe autor të ndryshëm, nga Moxart, Brahms, Debussy dhe e fundit Sarasate. Domethënë nga klasiku, tek romantiku, e moderne në fund.
Nertila: Secila pjesë ka historinë e saj. Pjesa e parë është kompozuar për nënë e Moxart, pastaj është sonata e Brahms që është një duet midis pianos dhe violinës. Që në fillim nis pianoja dhe shoqërohet nga violina, kështu vazhdon deri në fund. Pastaj është pjesa e Debussy, ku bëhet fjalë për një ishull shumë të bukur, Jersy, ku kompozitori ka kaluar tre muaj shumë të bukur të jetës së tij dhe ai përshkruan në këtë pjesë gjithë momentet më të bukura, gjithë njerëzit që ishin në këtë ishull, gjithë vendet që ai ka vizituar, tablotë. Si përfundim është një pjesë nga Sarasate, “cingareska” ose siç njihet shqip muzikë cigane.
Alma: Këtë pjesë e zgjodha sepse doja që të kishte një mbyllje më popullore, pak më alegro. Shpresojmë që të shkojë mirë dhe të pëlqehet.
Është hera e parë që luani bashkë, të dy motrat?
Nertila: Jo. Nuk është hera e parë. Ne kemi luajtur që fëmijë bashkë. Kemi qenë shtatë vjeç kur kemi luajtur për herë të parë, unë kam qenë shtatë vjeç. Që atëherë mu caktua si detyrë që duhet ta shoqëroja motrën, domethënë aty filloi gjithçka. Që prej asaj kohe gjithmonë Almën e kam shoqëruar unë, edhe në Gjermani, gjithë kohën. Rrallë ka ndodhur që e ka shoqëruar ndonjë pianist tjetër, vetëm kur unë nuk kam pasur kohë. Në Gjermani kemi dhënë herë pas here koncerte.
Cilat kanë qenë skenat ku keni interpretuar në Gjermani?
Alma: Unë i kam kryer studimet në Mainz. Është një qytet i njohur sepse ka shumë universitete, ka ndoshta 25 universitete. Aty kam studiuar, por fakti që unë kam dhënë shumë koncerte lidhet me angazhimin tim në orkestra. Kam bërë disa audicione, për të hyrë në praktika dhe për tu futur në akademi të orkestrave. Kam fituar dhe kam bërë 2 praktika. Gjithashtu kam pasur një kontratë pune në Gottingen, në orkestrën simfonike të Gottingenit dhe të Bonit. Filarmonia e Bonit, njihet sepse është një orkestër që lëviz, jep 17 koncerte çdo muaj, në Hamburg, Shtutgard, në qytetet më të mëdha dhe në skenat më të mëdha mbi të gjitha. Për këtë unë kam pasur mundësinë që të dal gjithmonë, që nga mosha 22 vjeçe në skena të mëdha. Edhe si soliste jam angazhuar vazhdimisht, si nga shkolla, Universiteti, por edhe nga një ansambël që kemi pasur.
Nertila, po angazhimet e tua në Gjermani cilat kanë qenë?
Nertila: Unë kam një kontratë me Bashkinë e Mainzit dhe jap 8 koncerte, që i kam fikse, në vit. Këto koncerte i kam për një muaj e gjysmë, ku duhet të luaj. Koncertet e tjera kanë qenë në lidhje me masterkurse, që i kam dhënë në Itali apo edhe në Gjermani me pianistë shumë të mëdhenj. Pas çdo masterkursi ka një koncert shumë të madh. Koncerte të tjera kanë qenë recitale të miat brenda në Mainz në skena të ndryshme. Programi ka qenë gjithmonë i përzgjedhur, i mirë, sepse më pëlqen gjithmonë të jetë një program i zgjedhur me kujdes. Ndërkohë, që nga janari i këtij viti jam zgjedhur edhe pedagoge, ku jap mësim në konservator atje. Zgjedhja ime si pedagoge ka qenë interesante. Një ditë përpara masterit, përpara se të jepja koncertin përfundimtar të masterit më ofruan provën si pedagoge, ku duhet të jepja një provë përpara jurisë dhe komisionit. Për mua ishte një provë shumë e madhe sepse kisha koncertin më të madh që do të jepja me një program shumë të gjatë gjithashtu, ishte rreth dy orë programi që duhet të zhvilloja. Një ditë më përpara më thonë, nëqoftëse do mund të japësh tani provën për pedagoge në konservator. Nuk kisha mundësi të refuzoja sepse nuk të jepnin një shans të dytë dhe pranova. Prova ime ishte, duhet ti jepja një studenti 22 vjeç që nuk e njihja, mësim, ndërkohë që vetë jam 23 vjeç. Unë nuk dija si luante ai dhe çfarë mund të bënte. Më pas anëtarët e jurisë u treguan shumë entuziastë dhe më thanë që kisha fituar provën, por duhet të mbaronin procedurat që zgjasnin 2 javë për të marrë përgjigjen zyrtarisht.
Alma, duhet të jetë një sakrificë e madhe dhe sukses i madh njëkohësisht kur arrin të bëhesh dikush, të gjesh mundësitë të tregosh veten në një vend të huaj...?
Alma: Në fakt unë kam shkuar në moshën 17 vjeç e gjysmë në Gjermani dhe kam qenë e vetme atje, pa mbështetjen e askujt dhe pa asnjë njeri që njihja, ndërsa motra e pati më të thjeshtë në këtë pikë, sepse më kishte mua. Ka qenë shumë e madhe sakrifica, aq më tepër faktit që të vish nga Shqipëria dhe të merresh me muzikë klasike atje përbën vështirësi të madhe sepse kërkon shumë përkushtim. Çdo gjë kërkon përkushtim, por të studiosh për muzikë klasike është një degë që kërkon shumë shpenzime. Për shqiptarët është akoma edhe më e vështirë.
Pse vendosët që të ktheheshit me një koncert në Shqipëri, çfarë ju bëri që të merrnit këtë vendim?
Nertila: Ne kemi ikur në moshën 17 vjeçare nga Shqipëria, dhe të gjitha mësimet i kemi marrë këtu, formimin muzikor. Kemi dhënë jashtëzakonisht shumë koncerte jashtë, shumë koncerte, ndërsa këtu nuk kemi dhënë asnjë koncert, qoftë për të falënderuar ata që na kanë dhënë këtë formim, që na kanë ndenjur pranë, që na kanë ndihmuar. Nuk na kanë dëgjuar në vendin tonë dhe kjo është diçka që na mungonte. Kishim dëshirë që ta bënim këtë para shumë vjetësh, por nuk kishim shumë kohë, ishim shumë të zëna dhe deri sa menduam se nuk shkon më ta shtyjmë këtë gjë... duhet ta bënim patjetër.
Alma: Unë kam një dëshirë shumë të madhe që të angazhohem sa më shumë në jetën kulturore shqiptare, duke bashkëpunuar me sa më shumë artistë shqiptarë, duke dhënë diçka të re, duke dhënë edhe unë kontributin tim me sa kam mundësi unë sepse Shqipëria është një vend i vogël, por ka mundësi të bëhet edhe më mirë, ka mundësi të rritet niveli, të ketë interes edhe nga njerëzit e thjeshtë, të bëhet më popullore muzika klasike sepse është pak e ngurtësuar.
Cili është kompozitori juaj i preferuar dhe pjesa që ju pëlqen më shumë?
Nertila: Kompozitori më i preferuar i imi është Franz Liszt, megjithëse ka të ndryshëm. Është më i preferuari im sepse ka të bëj edhe me karakterin tonë shqiptar. Një moment jemi të qetë pastaj vetëm kur shpërthejmë papritmas, pastaj jemi përsëri shumë të qetë pastaj fillon një shpërthim shumë i madh, prapë i qetë. Kjo përputhet shumë me karakterin tonë sepse ai është hungarez dhe hungarezët janë shumë afër karakterit tonë.
Alma: Ajo çfarë dëgjoj unë me shumë kënaqësi kur jam vetëm është Shoppen. Shoppen ka shkruar vetëm për piano, nuk ka shkruar për violinë fatkeqësisht, por jam shumë e pasionuar pas Shoppen. Mua më pëlqen çdo kompozitor që shkruan bukur, nuk kam një që të mund të them që më pëlqen. Ndoshta ngaqë unë jam shumë natyrë romantike dhe Shoppeni është romantik.
Sa romantike jeni, meqenëse të dyja luani në instrumente romantik?
Nertila: Motra është shumë më romantike se unë. Ne i kemi gjithmonë të ndara, njëra është romantike, unë jam më shumë praktike. Jam edhe unë shumë romantike, por Alma është më shumë romantike. Është tjetër gjë të jesh romantike në piano dhe tjetër gjë të jesh romantike si person.
Pas këtij koncerti keni projekte të tjera këtu në Shqipëri?
Alma: Ky është koncerti i parë që japim këtu dhe pas këtij koncerti do të ketë shumë të tjera. Me stinën koncertore Klassik do të japin kontributin tonë dhe ne me duo, me violinë dhe piano. Një natë do të jetë edhe për ne në atë kalendar. Më pas unë kam disa projekte të tjera, por nuk dua ti përmend. Nuk do të jetë një projekt vetëm për vetëm me motrën, por me ansambël shumë më të madh.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010