ALTERTEKST 2010-2011 Tekstet do të blihen në shkolla
Autori i Lajmit: E.D
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj bëri me dije dje ndryshimet që janë ndërmarrë këtë vit në procesin e përgatitjes, botimit, përzgjedhjes dhe dërgimit të librit shkollor për vitin mësimor 2010-2011. “Modeli i teksteve alternative i njohur ndryshe, si ALTERTEKST-i, është një praktikë shumë e mirë, që përmbush kërkesat për cilësi të lartë të teksteve dhe që nxit zhvillimin e sektorit privat të librit. Ky model është rezultat i një reforme të thellë që ndodhi në këtë proces. Nga ana tjetër Alterteksti largoi monopolin e botimit të teksteve shkollore nga MASH”, - vlerësoi Tafaj. Paketa e ALTERTEKST-it 2010-2011 pëson disa ndryshime që synojnë:
a. Kushte të barabarta konkurimi për të gjithë aktorët e tregut të librit shkollor.
b. Transaprencë në procedurat e vlerësimit të teksteve,sidomos të autorit apo të grupit të autorëve.
c. Cilësi më të lartë të botimit dhe tregëtimit të librit.
d. Kompensim përmes rimbursimit të nxënësve që vijnë nga familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe kategori të ulëta të pagës.
e. Botimin për herë të parë nëpërmjet konkurimit të teksteve për fëmijët e emigrantëve shqiptarë.
Ndryshimet dhe përmirësimet kryesore në Paketën Informuese “ALTERTEKST 2010-2011” do të vërehen së pari në procesin e shpërndarjes së librit, i cili këtë vit do të shitet direkt në shkollë. Shkollat do të vënë në dispozicion mjedise për të gjithë botuesit që kanë fituar të drejtën e çuarjes së librit në atë shkollë mbi bazën e përzgjedhjes. Kjo do të eleminojë rradhët e gjata dhe do të sigurojë një mbikqyrje të drejpërdrejtë nga Drejtoria e Shkollës për librat që shiten. “Kjo është çështje krejtësisht e botuesit, e cila kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet – theksoi Tafaj, pasi vetë botuesit do ta çojnë librin në shkollë, por Drejtoria e Shkollës ka mundësinë të mbikqyrë direkt procesin brenda saj”. Ministri Tafaj, spjegoi edhe procedurat e vlerësimit të autorëve. Grupi i autorëve vihet në fokus të vlerësimit të cilësisë së tekstit. Deri tani ALTERTEKST-i ka vënë në plan të parë botuesin. Këtë vit për herë të parë çdo shtëpi botuese, librin, do ta dërgojë në komision me dy recenca anonime që nuk kanë emër, të cilat duhet të jenë nga dy personalitete të njohur në fushë që japin një vlerësim për tekstin që paraqitet në konkurim. MASH i ka kushtuar rëndësi parësore punës së autorëve. Për tekste që shoqërohen me fletore pune ose libër ushtrimesh, do të përdoret modeli i paketës. Teksti vlerësohet sëbashku me fletoren ose librin e ushtrimeve dhe dërgohet në shkollë për shitje vetëm në këtë formë. “Në shkollat tona në vitin 2010-2011 nuk do të hyjë asnjë libër i pacertifikuar. Kjo do të bëjë që të ulet shpenzimi i madh që bënin familjet shqiptare për fletoret dhe librat e ushtrimeve që shiteshin në një mënyrë abuzive në shkolla” – përmendi Tafaj. Një risi tjetër në Paketën Informuese “ALTERTEKST 2010-2011” është shpallja për herë të parë e tre teksteve për fëmijët e emigrantëve shqiptare. “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”, një libër për ciklin e ulët nga klasa I-V, një për ciklin e lartë të shkollës 9-vjeçare nga klasa e VI-IX dhe një libër i tretë për shkollën e mesme. Në fund, Ministri Tafaj u ndal në procesin e subvencionimit të librit shkollor duke shpjeguar se masa e rimbursimit për këtë vit do të jetë 100% për nxënësit e familjeve që marrin ndihmë ekonomike, 50% për nxënësit, kryefamiljarët e të cilëve kanë një pagë mujore nën 30 mijë lekë, dhe për nxënësit e minoriteteve librat do të jenë falas.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010