Spaho:Bizneset, janë bazat për amnisti të gjerë fiskale
Autori i Lajmit: Anilejda Shëmbitraku
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Ballkan”, Edmond Spaho, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka folur rreth Amnistisë Fiskale, reagimit të bizneseve ndaj kësaj nisme si dhe ndryshimeve të fundit që i janë bërë ligjit për kompensimin e pronarëve. “Mendoj se ekzistojnë kushtet për të ndërmarrë një amnisti të gjerë fiskale dhe që ajo të jetë e suksesshme. Modalitetet e realizimit të saj dhe elementë të tjerë teknikë duhet të jenë pjesë e debatit të strukturave shtetërore me biznesin dhe palët e tjera të interesuara. Iniciatori i kësaj nisme është vetë biznesi, i cili do të jetë edhe përfituesi kryesor. Nuk ka arsye që biznesi të mos jetë pjesë e vullnetshme e amnistisë, pasi nëpërmjet saj do të mund të legalizojë kapitale financiare dhe asete fizike si dhe të çlirohet nga detyrimet fiskale të papaguara ndër vite”, - ka theksuar Spaho, i cili ka shpjeguar përbërjen e fondit special për kompensimin e ish- pronarëve.
Amnistia fiskale është mirëpritur nga të gjitha bizneset, por ka dhe mendime se kjo amnisti duhet të jetë e plotë. Cili është opinioni juaj?
Kohët e fundit ka pasur debate rreth një amnistie të gjerë fiskale. Mendoj që është koha e përshtatshme për të kryer një amnisti fiskale, pasi janë pjekur kushtet për të. Në vendin tonë është bërë punë e mirë në plotësimin e kuadrit ligjor fiskal për parandalimin e hyrjes në ekonomi të parave dhe kapitaleve nga burime kriminale. Ne kemi miratuar jo vetëm ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, por edhe atë antimafia, i cili krijon kushte për sekuestrimin e pasurisë me burim krimin dhe trafiqet. Institucionet, të cilat do të mbajnë barrën e një amnistie fiskale mendoj se janë maturuar organizativisht dhe profesionalisht. Organet tatimore dhe doganore janë riorganizuar dhe funksionojnë mbi bazën e legjislacionit që u përgjigjet parametrave të Bashkimit Evropian. Veç Kodit Doganor të miratuar disa vite më parë, është rishikuar tërësisht legjislacioni për administratën tatimore. Ligji i ri për procedurat tatimore ka vendosur marrëdhënie të reja midis administratës tatimore dhe biznesit si dhe parakushtet që informaliteti në të ardhmen të mos jetë në shkallën që e kemi pasur deri më sot.
Si e shikoni reagimin e biznesit ndaj Amnistisë Fiskale?
Biznesi ka shprehur gatishmëri të madhe për tu formalizuar nëpërmjet një amnistie të gjerë fiskale, sepse ndeshet me realitetet e reja në administrimin fiskal dhe sistemin e taksave. Duhet pranuar se barra fiskale sot është gjysma e asaj të disa viteve më parë, për rrjedhojë biznesi synon të shlyejë detyrimet dhe të jetë korrekt me shtetin se sa të riskojë dhe të përballet me ligjin. Nisur nga kjo, biznesi është bërë iniciator i debatit për një amnisti të mundshme fiskale dhe hartimin e një projektligji. Nisur nga sa thashë më sipër, mendoj se ekzistojnë kushtet për të ndërmarrë një amnisti të gjerë fiskale dhe që ajo të jetë e suksesshme. Modalitetet e realizimit të saj dhe elementë të tjerë teknikë duhet të jenë pjesë e debatit të strukturave shtetërore me biznesin dhe palët e tjera të interesuara. Iniciatori i kësaj nisme është vetë biznesi, i cili do të jetë edhe përfituesi kryesor. Nuk ka arsye që biznesi të mos jetë pjesë e vullnetshme e amnistisë, pasi nëpërmjet saj do të mund të legalizojë kapitale financiare dhe asete fizike si dhe të çlirohet nga detyrimet fiskale të papaguara ndër vite.
A mendoni se ndryshimet që po bëhen në ligjin për “Kthimin dhe kompensimin e pronave” janë të përballueshme nga ana financiare për qeverinë?
Ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave subjekteve të shpronësuara kanë të bëjnë me kompensimin financiar. Ato plotësojnë premtimin e qeverisë për të përmirësuar skemën e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara dhe administruar më mirë fondet e vëna në dispozicion për këtë qëllim. Pranë agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave do të krijohet një fond special i cili do të përdoret për kompensim financiar. Burimet e fondit do të jenë të ardhura nga buxheti i shtetit, të ardhura nga privatizimi i pronës shtetërore, të ardhura nga agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronës dhe ajo e legalizimit të ndërtimeve pa leje si dhe kontribute nga donacione të ndryshme. Krijimi i fondit special do të bëjë të mundur që kompensimi financiar si pjesë e kompensimit tërësor të pronave të subjekteve të shpronësuara të mund të kryhet në ngjashmëri me skemën e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë, domethënë me këste. Në këtë mënyrë, do të ketë një përfshirje më të gjerë të subjekteve përkatëse dhe shpërndarje më të mirë të fondeve në dispozicion. Veçori e fondit përbën fakti që të ardhurat e tij do të mund të trashëgohen nga një vit në tjetrin. Ky përcaktim do t`i japë një impuls të ri procesit të kompensimit financiar të pronës.
Fondi Special
Mundësia e trashëgimit vit pas viti
Kriza ekonomike duket se ka ndikuar në vendimmarrjen e Qeverisë, në mënyrë që të realizojë një shpërndarje të lekëve me formën e kësteve për ish-pronarët, duke ndjekur dhe formulën që përdoret për ish-të përndjekurit politikë. Kjo kategori dëmshpërblehet sipas një skeme të posaçme përgjatë tetë viteve dhe shpërndarja bëhet në mënyrë proporcionale. Ndërsa kompensimi i ish-pronarëve për pronën e tyre në zonën informale do të kushtëzohet nga pagesa që do të bëjnë banorët, që do të legalizojnë truallin e ri të shtëpisë së ndërtuar në rrugë joligjore. Qeveria ka përcaktuar një llogari të posaçme bankare, që administrohet nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Çelet një llogari e posaçme pranë thesarit në Bankën e Shqipërisë për fondin special. Ndërsa është përcaktuar se ky fond i akumuluar dhe i papërdorur nuk digjet sipas ligjit për “Buxhetin faktik”, por mbartet për llogari të vitit të ardhshëm. Llogaritë e fondit special të kompensimit të pronave paraqiten në Kuvend së bashku me buxhetin faktik. Ministri i Financave përcakton me udhëzim mënyrën dhe procedurën për administrimin e fondit të kompensimit dhe rregullat për arkëtimin e administrimin e burimeve, që përbëjnë këtë fond. Për burimet e fondit të pronave, Qeveria ka përcaktuar pesë mënyra.
a- Të ardhurat buxhetore ku përfshihen: të ardhurat nga buxheti faktik i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ndryshuar;
b- Të ardhurat të realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, në masën 65 për qind e vlerës së shitjes, për objektet, dhe 100 për qind e vlerës së shitjes, për truallin;
c- Të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar;
d- Të ardhura të tjera, që sipas ligjeve të veçanta apo akteve nënligjore, kalojnë për llogari të fondit të kompensimit të pronave. Gjithashtu, përcaktohen se edhe të ardhurat nga donatorë të ndryshëm realizohen te fondi special i pronave.
Finalizimi
Shuma e të hollave, të përfituara nga kompensimi financiar, e depozituar në llogarinë bankare, tërhiqet personalisht nga subjekti përfitues apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar. Pagimi i shumës së depozituar në favor të subjekteve përfituese bëhet pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Dokumentacioni i nevojshëm dhe procedurat për verifikimin e tij përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së i raporton me shkrim, periodikisht, çdo tre muaj, Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, për ecurinë e procesit të kompensimit financiar dhe për administrimin e fondit të kompensimit të pronave.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010